Arritjet e 2022 dhe objektivat e 2023, Peleshi: Fuqizojmë sigurinë kibernetike, rrisim pagat e ushtarakëve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Arritjet e 2022 dhe objektivat e 2023, Peleshi: Fuqizojmë sigurinë kibernetike, rrisim pagat e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji e drejtori i Përgjithshëm AKMC, Haki Çako prezantuan në një konferencë për mediat arritjet gjatë vitit 2022 si dhe objektivat e projektet e reja për vitin 2023 në fushën e Mbrojtjes si edhe të Mbrojtjes Civile.

Sipas ministrit Peleshi në 2022 nisi puna për ndërtimin e Bazës Taktike ajrore të NATO në Kuçovë. Ministri theksoi se kjo është e para bazë ajrore e NATO dhe jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria. “Shqipëria ka pozicion strategjik në Ballkanin Perëndimor, por është edhe vend aleat i NATO, i sigurt, i qartë në orientimin e vet edhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur edhe në vendet ku jetojnë shqiptarë: në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, por edhe vende të tjera”, – tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë 2022 përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë – Ajër – Tokë (GAG) si dhe u nënshkrua marrëveshja për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke “Baykar Technologies”
“Dronët ‘Bayraktar’ kanë goxha reputacion, pasi kanë provuar të jenë të suksesshëm në kuptimin e aftësisë së tyre mbrojtëse ushtarake, por ne do t’i përdorim ato edhe për qëllime civile, madje shpresojmë të mos i përdorim për qëllime të tilla. Të kombinuar edhe me shërbimet satelitore do të na japin një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka nevojë të dijë vetëm të përdoret”, – tha Peleshi.
Sa i përket satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, Peleshi tha se imazhet që do sigurohen prej tyre do të kontribuojnë në shumë elementë.
“Shërbimet satelitore mund të jenë edhe komerciale në kuptimin që t’iu vendosen në dispozicion për shembull fermave bujqësore, por edhe operatorëve të tjerë që kanë nevojë për imazheri të saktë satelitore”, – tha ministri Peleshi.

“Satelitët japin informacionin. Ju siguroj që satelitët do jenë një mjet i rëndësishëm për t’u përdorur nga institucione e Policisë së Shtetit. Kur investon në teknologji investon për të kursyer. Janë kursim kohe dhe parash. Ne kemi një agjenci shtetërore që kanë bërë një punë fantastike. Këto dy kapacitete do jenë vlerë e shtuar, por edhe kursim parash për buxhetin e shtetit”, – deklaroi Peleshi.

Gjithashtu, ministri tha se “Forcat e Armatosura do të kenë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger”.
Ministri i Mbrojtjes nënvizoi faktin se gjatë vitit 2022 pagat e ushtarakëve u rritën në masën 30%, duke theksuar se rritja do të vijojë edhe gjatë 2023 me 7% për të gjitha gradat, ndërsa njoftoi edhe implementimin e paketës sociale për ushtarakët.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë kibernetike. Ai tha gjatë konferencës për shtyp se këtë vit do të ndërtohet qendra operacionale e fushës kibernetike. Ministri Peleshi u shpreh se: “2023 do të jetë viti kur njësia ushtarake e Mbrojtjes Kibernetike do të ketë plotësuar 100% kapacitetet e veta njerëzore. Jemi në një proces rekrutimesh, kemi ndryshuar strukturën; kemi trefishuar numrin e kapaciteteve në strukturë; kemi rritur pagat, i kemi bërë fleksibël, pasi ju e dini: burokracia shtetërore nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuara, por për specialistët e fushës së IT dhe Sigurisë Kibernetike po aplikon një regjim të veçantë fleksibël dhe kompetitiv”, – nënvizoi Peleshi.
Vëmendje e veçantë gjatë vitit 2023 do t’iu kushtohet edhe Emergjencave Civile, pas investimeve që u kryen gjatë vitit 2022. Dy avionë dhe mjete të posaçme për Mbrojtjen Civile do i shtohen vendit tonë me anë të kredisë me vlerë 30 milion euro pas marrëveshjes me Italinë, sipas ministrit Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj në misionet jashtë vendit, ndërsa theksoi mbështetjen materiale dhe politike për Ukrainën.

 

Previous Ministrja Xhaçka prezanton objektivat për 2023: Kemi arsye për të parë me optimizëm nga viti që po vjen