Arritjet e Mbrojtjes për 2022, nga nisja e ndërtimit të bazës së NATO në Kuçovë te modernizimi i FA dhe Mbrojtjes Civile - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Arritjet e Mbrojtjes për 2022, nga nisja e ndërtimit të bazës së NATO në Kuçovë te modernizimi i FA dhe Mbrojtjes Civile

Viti 2022 numëron një sërë arritjesh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Nga nisja e punës për ndërtimin e Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, nënshkrimi i kontratës së shërbimit satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, janë vetëm dy nga arritjet që shënjuan këtë vit. Me vendim qeverie, u rritën në masën 30% pagat për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura, me angazhimin në buxhetin e shtetit për një tjetër rritje gjatë vitit që vjen. Falë bashkëpunimit të rëndësishëm dhe partneritetit strategjik me SHBA, ky vit mban rekordin e projekteve për modernizimin e FA e tre prej tyre janë: nisja e zbatimit të projektit për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike, përfundimi i fazës së parë të projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG), dhe pajisja me sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger“. Një tjetër aspekt i rëndësishëm për FA është edhe fakti se SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane. Së fundmi Shqipëria nënshkroi edhe marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë “bayraktar” me kompaninë turke “Baykar”. I suksesshëm rezultoi për Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë ky vit, pasi u certifikua si “combat ready” nga NATO – Grup. Gjatë këtij viti nisi zbatimi i projektit që shndërron Akademinë e FA nën modelin amerikan “West Point”, ndërsa nisi edhe viti I parë akademik në Kolegjin e Mbrojtjes. Shqipëria vazhdon të jetë me sukses eksportuese e paqes me 7 misione jashtë vendit, duke u bashkuar rishtas në misionin e ri të NATO në Novo Selo, Bullgari. Që nga nisja e agresionit rus në shkurt të 2022, Shqipëria u rreshtua në anën e paqes dhe sigurisë, duke qenë një mbështetëse aktive në nivel politik dhe ushtarak për Ukrainën. Emergjencat civile morën një tjetër vëmendje të shtuar. Shqipëria u bë anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, ndërsa u themelua Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Po ashtu u nënshkrua edhe marrëveshja e huasë me qeverinë italiane prej 30 milon eurosh për fuqizimin e Sistemit të Mbrojtjes Civile. U mbështetën 13 projekte për Bashkitë për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore. Sporti dhe kultura morën një dimension të ri brenda FA. U krijua një strukturë e posaçme e sportistëve elitarë pranë Ministrisë së Mbrojtjes si dhe u ngrit Orkestra Simfonike dhe kori i Forcave të Armatosura. Me rastin e 110 – Vjetorit të Pavarësisë dhe 110 – Vjetorit të Krijimit të FA, 300 artistë nga vendet e NATO-s dhe Kosova performuan në Tiranë.  
Previous Peleshi bashkëbisedim online me përfaqësuesit e Shqipërisë me mision jashtë vendit: Dinjitozë në krah të NATO, shtojmë mbështetjen për ushtarakët