Asistenti virtual 1.0, fazë e rëndësishme në rrugëtimin drejt inovacionit dhe ndryshimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Asistenti virtual 1.0, fazë e rëndësishme në rrugëtimin drejt inovacionit dhe ndryshimit

Në vigjiljen e ndërrimit të viteve, do të vihet në shërbim të qytetarëve teknologjia më e re, Asistenti virtual 1.0, i cili është ideuar për të lehtësuar të përditshmen e tyre, duke thjeshtuar dhe shpejtuar ndërveprimin me shtetin.

Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit. Aplikimi i teknologjisë më të re është mundësuar falë bashkëpunimit të ekipit të AKSHI-t për inteligjencën artificiale me gjigandin botëror të teknologjisë Microsoft. Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.

Në eventin prezantues të teknologjisë më të re të shërbimeve, Kryeministri Rama u shpreh se  “Ky është një shembull kuptimplote i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale.”

* * *

Mirëdita! Sot është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të komunikimit mes qytetarëve dhe të gjitha institucioneve në funksion të shërbimeve. Dhe po ashtu është edhe një shembull kuptimplote i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale, në funksion të cilësisë së shërbimeve, në funksion të transparencës së vendimmarrjeve, në funksion të pastërtisë të gjithë proceseve të brendshme të institucioneve shtetërore, në funksion të lehtësimit të jashtëzakonshëm të procedurave për qytetarët dhe për sipërmarrjen dhe patjetër edhe në funksion të modernizimit tërësor të gjithë ngrehinës sonë shtetërore, duke filluar nga trupi ligjor i Republikës së Shqipërisë.

Sikundër e kemi lajmëruar më parë, në vigjilje të vitit të ri do të vëmë në dispozicion të qytetarëve shërbëtorin e secilit, një shërbëtor publik, një asistent, i cili do të jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe të natës, pavarësisht ditëve të punës apo pushimit, për t’i ndihmuar qytetarët që në ndërveprimin me E-albania të marrin shërbimet e tyre pa pasur nevojë për ndihmë tjetër.

Ne e dimë shumë mirë që në shumë raste ndodh që përdoruesit e sistemeve digjitale të kenë probleme që nuk lidhen në fakt me vetë sistemet, por lidhen me hapa të gabuar në proceduarat e aplikimit. Kjo ndodh kur aplikojnë në kadastër, ku tanimë i gjithë ndërveprimi është i digjitalizuar dhe nuk ka më asnjë ndërveprim fizik. Kjo ndodh edhe kur aplikojnë edhe për dokumente çfarëdo.

Ambicia jonë është që asistentin virtual apo këtë shërbëtor të personalizuar publik të qytetarit, ta shtrijmë edhe në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj paraprakisht dhe pastaj me siguri Linda do ta shpjegojë më në detaje, që asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë edhe me figurë dhe madje mos jetë më thjeshtë ndihmësi që i drejton ata në procesin e aplikimit, po të jetë ai që e merr shërbimin për ta.

Pra, nuk do të jetë e largët dita, – ne besojmë brenda vitit që po hyn, – kur qytetari do të kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari, tanimë me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal, t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës dhe përgjigjen përkatëse pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij.

Dhe në fund të kësaj fjale të shkurtër, unë dua të ftoj pak këtu Enion. Hajde një sekondë. Enio nuk ka shumë fjalë. S’është i mirë për fjalime – thotë ky. Unë besoj që edhe fjalimet ky mund t’i bëjë po Enio është “koka” e gjithë punës së ekipit të AKSHI-t për Inteligjencën Artificiale. Ka mbaruar studimet për Inteligjencë Artificiale në një nga shkollat më të mira të botës, në King’s College. Ka vendosur që të vijë në Shqipëri, pavarësisht ofertave të shumta që ka pasur atje. Deri tani – je i kënaqur besoj, – nuk ka tundime për t’u larguar, përkundrazi, po bën përpjekje që edhe miqtë e tjerë që i ka njohur në shkollë, t’i sjellë këtu pavarësisht se mund të mos jenë edhe shqiptarë fare. Megjithatë me talentin që ka, unë jam i bindur që edhe po s’erdhën ata, do t’i sjellë në formë artificiale këtu të gjithë.

Previous Ministri Hasani, në konferencën për shtyp me gazetarët, mbi arritjet dhe angazhimet e diplomacisë shqiptare