Balla e nis ditën në aeroportin “Nënë Tereza”: Policia Kufitare, punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit. Plot 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë Gushtit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balla e nis ditën në aeroportin “Nënë Tereza”: Policia Kufitare, punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit. Plot 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë Gushtit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e nisi ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.

“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

Previous Kumbaro pret në Tiranë ministren italiane të Turizmit: Krijojmë oferta të përbashkëta, Shqipëria rol kyç në marrëdhëniet mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit