Balla takim me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith: Bashkëpunim edhe më i ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balla takim me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith: Bashkëpunim edhe më i ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike. Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal. Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.

Previous Për herë të parë kredi studentore / Ministrja Kushi: Mbështesim studentët për tarifat e studimit dhe kostot e jetesës