Balla vizitë në Qendrën e Shpëtimit Ajror ‘REGA’ në Zyrih: Rritja e numrit të vizitorëve në Shqipëri, rriti nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balla vizitë në Qendrën e Shpëtimit Ajror ‘REGA’ në Zyrih: Rritja e numrit të vizitorëve në Shqipëri, rriti nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Zvicër, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal në Qendrën e Shpëtimit Ajror REGA, në Zyrih.
Drejtuesit e Qendrës i shpjeguan nga afër dhe me detaje kapacitetet funksionale të mjeteve ajrore, që përdoren në raste emergjencash dhe kur kërkohet ndërhyrje nga ajri në shtetin zviceran.

“Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur edhe nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit në Shqipëri, i cili do të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE”, nënvizoi ministri Balla, pas vizitës.

Eksperienca zviceriane, sipas Ballës, mbetet një model i duhur për t’u ndjekur edhe në raste emergjencash në vendin tonë.

Previous Ndryshimet klimatike/ 8 bashki hartojnë për herë të parë planet e përshtatjes