Ballkani i hapur, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në fushën e turizmit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ballkani i hapur, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në fushën e turizmit

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se preferon termin “Ballkan i Hapur” që vendet e kanë vendosur vetë, krahasuar me “Ballkan Perëndimor” që është një emërtesë e vendosur nga të tjerët.

“Kemi gjithë kohës që flasim për “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur” në shqip për të cilin dua të them se personalisht e parapëlqej më shumë se sa “Ballkani Perëndimor” ose “Western Balkan”. Ballkani i Hapur është një koncept që hap dyer, kurse “Western Balkan” duket sikur na i mbyll dyert. “Ballkanin e Hapur” e kemi thënë vetë, e kemi gjetur dhe emërtuar vetë, kurse “Western Balkan” ose “Ballkanin Perëndimor” na e kanë vënë të tjerë, shumë dashamirës, por duke na vënë gjithsesi, në mos një derë, një gardh që ende nuk po arrijmë ta kapërcejmë ose ende nuk po na e hapin për të kaluar, ndonëse biem të gjithë dakord që ato që quhen detyra shtëpie, ne i kemi realizuar.”

Kumbaro tregoi se gjatë viteve të fundit ka një rritje të ndjeshme të turistëve nga Serbia dhe nga Maqedonia e Veriut që vizitojnë Shqipërinë.

“Vitet e fundit, ne kemi dy-trefishim të vizitorëve që vijnë nga Serbia dhe shifrat e katër muajve të fundit e konfirmojnë këtë me një rritje prej 110%. Kemi rritje të vizitorëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut, pa diskutim kemi numër të rritur në mënyrë progresive të vizitorëve që vijnë nga Kosova, do ta doja shumë edhe nga Mali i Zi, në radhë të parë për të njohur njëri-tjetrin, por edhe për të ndarë asetet tona”, u shpreh ministrja Kumbaro në panelin dedikuar turizmit të hapur, së bashku me ministren e Serbisë Tatjana Matic, ministrin e Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi.

Duke folur për tendencat e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, Kumbaro njoftoi edhe panairin e gastronomisë dhe turizmit që po organizohet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kemi nisur punën për të përgatitur një projekt të ri dhe një seri të re se si ta promovojmë veten tonë përmes këtij atraksioni që është ushqimi, vera dhe pijet, përmes krijimit të panaireve të përbashkëta. Do të jetë panair që ka një emër po kaq të thjeshtë dhe po kaq të bukur sa iniciativa “Open Balkan”, të parin e të cilit po e përgatisim shtatorin e ardhshëm. I konceptuar si një panair shëtitës në tre vendet tona dhe me shpresë dhe besim që do të shëtisë edhe në vendet e tjera që do të na bashkohen”, tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro foli edhe për një brandim të përbashkët të vendeve ballkanike, që do t’i shërbente maksimizimit të ofertës turistike për të tërhequr turistë nga vendet e largëta.

“Nëse do të flisnim për një ‘ribrandim’ të Ballkanit për t’i hequr konotacionet që na lë e kaluara, besoj që ‘Open Balkan’ është një mundësi shumë e mirë drejt të ardhmes ku ne duam ta çojmë Ballkanin si një vend ku njerëzit të kenë mundësinë të qarkullojnë njësoj si lumenjtë e zogjtë, për të mos pasur nevojë për viza e orë pritjeje nga njëra ambasadë në tjetrën, por edhe si një rajon që të ardhmen e sheh tek integrimi Europian. Në të gjithën këtë, besoj që ky “brand” i cili po ndërtohet prej do kohësh, metaforën më të mirë e gjen tek bashkëpunimi në sektorin e turizmit ku pa frikë mund t’i themi njëri-tjetrit “Mirë se erdhët mes nesh. Së bashku edhe me Kosovën e vendet e tjera duhet të krijojmë një hartë për të thithur një numër shumë më të madh që vijnë prej tregjeve të largëta dhe ky është objektivi ynë afatmesëm e afatgjatë. Promovimi reciprok përmes rrjeteve sociale, përmes mjeteve të komunikimit publik, përmes teknologjisë, besoj është sfida e cila është teknologjike dhe digjitale që do të jetë mbrojtja jonë, po aq sa arma jonë. Sepse ‘Open Balkan’ është i bukur, por edhe shumë sfidues. ‘Open Balkan’ ka shumë mbështetës, siç e dëgjuam nga përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe nga përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian, por nuk ka dhe pak dyshues apo skeptikë të cilët nuk do ta bëjnë këtë një shëtitje në asfalt, por ecje me pengesa”. Në këtë treg, turizmi ka më shumë vlerë se sa një mall”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Memorandum i nënshkruar në Ohër mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, synon bashkëpunimin mes tre vendeve në zhvillimin e planeve strategjike për zhvillimin e industrisë së turizmit, kuadro të përbashkëta ligjore dhe rregullative të sektorit, shkëmbimin e të dhënave statistikore, promovimin e ndërsjelltë të turizmit, shkëmbimin e eksperiencave në fushën e menaxhimit të sektorit të turizmit etj.

Previous Ura e re Velipojë – Ulqin, simbol i bukur i bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Leave Your Comment