Balluku dhe ambasadorja Kim vizitojnë TEC lundruese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balluku dhe ambasadorja Kim vizitojnë TEC lundruese

Në zonën e Petroliferës në Vlorë janë vendosur tashmë dy termocentralet lundruese, të cilat janë marrë nga KESH për të përballuar situatën e krizës ndërkombëtare energjetike. Aktualisht është duke u ndërtuar infrastruktura e nevojshme dhe pritet që në fund të këtij viti të dyja njësitë gjeneruese të nisin nga funksioni, duk mbuluar afro 15% të konsumit në vend.

Dy platformat lundruese kanë mbërritur në vendin tonë në sajë të partneritetit me kompaninë amerikane Excelerate Energy. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, vizituan këto dy impiante ku tashmë janë duke u kryer punimet parapërgatitore.

Kapaciteti prodhues i këtyre TEC-eve është 114 megavatorë, bëri të ditur ministrja Balluku, duke theksuar se falë angazhimit të partnerëve, u bë e mundur që ato të vendoseshin në vendi tonë, pavarësisht kërkesave nga shumë vende të Europës, të ndikuara nga kriza energjetike botërore.

“Sasia gjeneruese e këtyre dy anijeve që është një total vjetor prej 867 gigavatorësh që korrespondon në 15% të konsumit energjetik në Republikën e Shqipërisë. Siç kuptohet është një sasi shumë e rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, por jo vetëm. është një sasi e rëndësishme për balancimin dhe për mbrojtjen që ne mund t’i bëjmë plotave të kaskadës sonë gjatë stinës së verës, duke pasur mundësi gjeneruese nga këto anije. Sot për sot këto anije do të gjenerojnë përmes HFO (Heavy Fuel Oil), një lloj nënprodukti i naftës, por synimi ynë është që gjatë dy viteve të ardhshme, kur Vlora të kthehet në një hub të gazit të lëngshëm amerikan edhe këto dy baza gjeneruese lundruese do të punojnë me gaz të lëngshëm”, nënvizoi Balluku.

Zëvendëskryeministrja garantoi se termocentralet janë brenda të të gjitha parametrave të Bankës Botërore sa i takon ndotjes në mjedis apo ndotjes akustike. Përmes këtyre dy njësive gjeneruese Shqipëria do të arrijë të prodhoj energji me një çmim shumë herë më të ulët se çmimi që ky produkt tregtohet sot në bursat ndërkombëtare.

“Sot Shqipëria ka mundësinë që të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu, të gjitha shtetet, kanë lobuar për t’i pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Dhe këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot tregtohet përmes bursave me më shumë se 600 euro për megavatorë. Gjej rastin të falenderoj ambasadoren Kim, e cila ka kontribuar në të gjithë procesin përsa i përket rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike në zonën e Triportit të Vlorës, pra duke nisur nga TEC-i, por edhe në kthimin e Shqipërisë në një hub të rëndësishëm për gazin e lëngshëm amerikan”, deklaroi Balluku.

Ambasadorja Kim ka theksuar se SHBA do të mbështesë aleatët e NATO, që të mund të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë si dhe do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me Qeverinë Shqiptare për t’u siguruar që Shqipëria të ketë energjinë elektrike për të cilën ka nevojë në këtë kohë të rëndësishme.

Previous 57 vjetori i Batalionit të Mbështetjes, Peleshi: Garanton veprimtarinë e FA

Leave Your Comment