Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të masave për emergjencat civile! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të masave për emergjencat civile!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mblodhën në Fier në një tryezë diskutimi, prefektët e 12 qarqeve të vendit. Sezoni turistik, menaxhimi i emergjencave, rendi dhe siguria publike, si dhe kontrolli në territor ishin në fokus të këtij takimi.

Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e rolit të prefektëve në koordinimin e institucioneve dhe agjencive shtetërore në qark. Balluku kërkoi prej tyre një angazhim më të madh për një menaxhim sa më të mirë të çdo situate, veçanërisht ato që lidhen me emergjencat.

“Do të duhet që të kemi një plan masash të mirëfilltë dhe duhet të rishikojmë planet ekzistuese, përsa i përket emergjencave civile. Ndryshimet klimaterike tashmë nuk po kursejnë askënd. Të gjitha njësitë, të gjithë prefekturat, duhet që të rifreskojnë planin e masave. Duhet të ketë një angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile. Në dijeninë time edhe Ministri i Mbrojtjes ka nisur një tur takimesh, duke pasur parasysh edhe buxhetimin e vitit 2025. Përveç faktit që janë listuar dhe inventarizuar të gjitha kërkesat, nga ana tjetër përveç makinerive apo forcave të shtuara që do të kërkohet, do të kërkohet dhe një plan i mirë efiçient për përballimin e të gjithë problematikave që mund të vijnë me shirat e vjeshtës apo dhe me ngricat gjatë dimrit”, nënvizoi Balluku.

Me afrimin e dimrit, shtoi më tej Balluku, është e rëndësishme një koordinim edhe më i mirë për menaxhimin e çdo situate si pasojë e motit të keq.

“Ne do të qëndrojmë në kontakt, pasi po futemi në një periudhë e cila duhej të quhet ‘vjeshta e vonë’ tashmë, sepse jemi në prag të dimrit, megjithatë me ndryshimin e kushteve klimaterike kjo vjeshtë është zgjatur. Ndaj unë besoj që në javët në vazhdim do të kemi edhe fillimin e reshjeve nga të gjitha informacionet që kemi nga meteorologët e aviacionit civil, kështu që do të duhet një angazhim i të gjitha strukturave”, theksoi Balluku.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi marrjen e masave të menjëhershme në çdo qark, në kuadër të emergjencave civile.

“Riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark, përditësimi i planeve të emergjencave civile me ndryshimet e ndodhura, përditësimi i kontakteve dhe rrjetit të komunikimit, për të bërë lajmërimin e hershëm funksional, sensibilizimi i komunitetit për t’u përgatitur për vështirësitë e sezonit dimëror si dhe bashkëpunimi me të gjitha Agjencitë e Drejtoritë Rajonale, bashkitë në territorin e qarkut, si dhe me subjektet private për realizimin e detyrave, sipas udhëzimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”, theksoi Hoxha.

Nga ana e tyre prefektët prezantuan një raport mbi situatën në secilin prej qarqeve dhe problematikat me të cilat po përballen.

E nderuar znj. Zv.Kryeministre,
Të nderuar prefektë,
Megjithëse një pjesë prej jush kam pasur rast t’i njoh më herët e të komunikoj, sot është takimi im i parë si Ministër me të gjithë së bashku. Dua të falënderoj gjithashtu Zv.kryeministren Balluku, që gjeti kohë e mori pjesë në takim.
Kam një vlerësim e konsideratë të veçantë, që buron nga fakti se puna dhe rezultatet tuaja janë të tilla, që imponojnë respekt.
Duke përfituar nga ky takim, sikurse dhe Zv.kryeministrja e prezantoi, z. Arben Çuko, i cili ka mbajtur detyra të larta në administratën shtetërore dhe me eksperiencë në legjislativ. Suksese z. Çuko!
Marrja e përgjegjësisë dhe dhënia e zgjidhjeve efikase kërkon mendje të mprehtë, forcë karakteri dhe vetëdije qytetare.
Kam kënaqësinë të konstatoj se, përgjatë këtij viti keni përmbushur më së miri barrën që ju është ngarkuar, në rolin tuaj si përfaqësues të qeverisë në qark. Spikasin këtu angazhimet përgjatë sezonit turistik, emergjencave civile dhe luftës kundër bimëve narkotikëve.
Por megjithë arritjet dhe punën e bërë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit, siç vetë jeta njerëzore është një rrugëtim i pandalshëm, ashtu janë edhe problematikat që e shoqërojnë këtë rrugëtim.
Së pari, duke përfituar nga rasti që jemi në një qark, i cili mund të konsiderohet ndër më të frekuentuarit në shkallë vendi prej turistëve, (për shkak të bregdetit dhe sajteve arkeologjike) ia vlen të ndalemi pak në problematikat që rezultuan nga sezoni veror. E nënvizoj këtë “veror”, për shkak se, nga të dhënat që kam, flukset e turistëve kanë vijuar edhe përgjatë kësaj stine të bukur vjeshte, që për fat të mirë është shoqëruar me një mot të shkëlqyer në çdo kuptim, jo vetëm për turizmin.
Për shkak të gjerësisë gjeografike ku gjendet vendi ynë, ne kemi një klimë mesdhetare mjaft të favorshme, e cila, e kombinuar me relievin dhe natyrën e larmishme, krijon kushtet e një turizmi në një shtrirje gjatë gjithë vitit. Por natyrisht, sezoni veror ka pjesën më të madhe të ngarkesës dhe të përfitimeve për ekonominë tonë, prandaj kërkon vëmendje të shtuar, si dhe një analizë më të thellë.
Një nga problematikat e ndeshura dhe të përsëritura ka qenë siguria në vijën bregdetare. Për fat të keq, edhe gjatë këtij sezoni pati rast me pasojë fatale, për shkak të përdorimit të mjeteve ujore. Kjo histori duhet të marrë fund. Po ashtu, duhet të merren masa nga bashkitë për pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar për këto detyra. Kjo situatë duhet të zgjidhet përfundimisht e cilësisht për sezonin e ardhshëm.
Së dyti, ka pasur edhe këtë vit operatorë abuzivë apo stacione plazhi që nuk përmbushnin standardet, por që vijuan të ushtronin veprimtarinë e tyre. Për sezonin e ardhshëm, siç jeni në dijeni, do të kemi kushte të reja për licencimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe. Sipas vendimit, vetëm operatorët e licencuar, hotelet, do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë si biznes hapësirën bregdetare, thënë me thjesht, hapësirën ranore. Si dhe do të ketë më shumë hapësira të lira për qytetarët. Këto masa do të kenë efekte pozitive edhe te pushuesit, të cilët jo në pak raste kanë shprehur ankesa për abuzime me shërbimet e ofruara.
Së treti, një problem që kërkon zgjidhje është krijimi i kushteve sa më të favorshme për aksesin në pika turistike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve me standarde apo rikonstruksioni i tyre, vendosja e sinjalistikës së duhur dhe orientuese, si dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme që këto pika të jenë të shfrytëzueshme edhe nga biznesi.
Një problematikë tjetër që është vërejtur gjatë verës ka qenë menaxhimi i rasteve të emergjencave, sidomos të zjarreve gjatë verës. Është e kuptueshme që këto problematika lidhen ngushtësisht me kushtet atmosferike, qoftë një vapë e tejzgjatur me temperatura të larta, qoftë rrebeshe shiu të paparashikuara, që mund të shkaktojnë përmbytje. Le të kujtojmë këtu problemet që dolën para disa javësh në Vlorë, sa për të sjellë në vëmendjen tuaj se çfarë dëmi mund të sjellë një shi i rënduar.
Theksova më sipër, se kemi pasur një mot të favorshëm deri më sot, qoftë për turizmin, ashtu edhe për bujqësinë e, madje edhe për frekuentimin e natyrës bregdetare. Por kjo pranverë e dytë në këtë stinë nuk mund të zgjasë pafundësisht. Shirat e pritshëm të vjeshtës janë në prag, prandaj Prefektët e Qarqeve duhet të jenë në krye të punës për marrjen e masave për përballimin e situatave emergjente. Pa folur këtu për zonat malore apo ato ku reshjet e dëborës shkaktojnë problematika gjatë dimrit.
Ndaj nevojitet pa humbur kohë:
  • Riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark, për një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë ndërmjet strukturave;
  • Përditësimi i planeve të emergjencave civile me ndryshimet e ndodhura, si në aspektin e ndryshimit të strukturave që veprojnë në qark, ashtu edhe në aspektin e risqeve të shtuara;
  • Përditësimi i kontakteve dhe rrjetit të komunikimit, për të bërë lajmërimin e hershëm funksional;
  • Sensibilizimi i komunitetit për t’u përgatitur për vështirësitë e sezonit dimëror;
  • Bashkëpunimi me të gjitha Agjencitë e Drejtoritë Rajonale, bashkitë në territorin e qarkut,, si dhe me subjektet private për realizimin e detyrave, sipas udhëzimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Së katërti, sa i përket sigurisë publike dhe sidomos luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike apo kontrollit të plotë e efektiv të territorit, Policia e Shtetit, e mbështetur edhe nga përfaqësuesit e pushtetit lokal, por edhe nga Prefekti, përmes Task Forcave, kanë bërë një punë të lavdërueshme e me rezultate konkrete, që reflektojnë punën e kryer nga çdonjëri prej nesh. Ne kemi pasur një fokus të shtuar ndaj kultivimit të bimëve narkotike, për shkak të pasojave afatgjata që sjell në shoqëri, por natyrisht në përpjekjen tonë për të rritur sigurinë publike, kemi vëmendje të posaçme edhe për shkollat, sidomos sa i përket Paketës së Sigurisë në Shkolla.
Së fundmi, Ministrisë e Brendshme, përfshirë rolin e Prefektit, kuadri ligjor na ngarkon me përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral, që mbahet pranverën e ardhshme. Ndaj kërkoj nga ju, angazhim të plotë për të përmbushur çdo detyrim ligjor! Faleminderit.
Previous COD, veprat e piktorit Naxhi Bakalli në ekspozitën e titulluar “Përherësi”