Balluku në Azerbajxhan: Gazifikimi rrit sigurinë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balluku në Azerbajxhan: Gazifikimi rrit sigurinë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Azerbajxhan ku mori pjesë në Ministerialin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, njëkohësisht edhe Ministerialin e dytë për energjinë e gjelbërt.

Gazifikimi ishte në fokus të këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i ftuar i Presidentit Ilham Alijev. Gazi mbetet një burim i rëndësishëm energjie dhe në këtë pikë Shqipëria ka hedhur hapa para sa i takon procesit të gazifikimit, me mbështetjen e Azerbajxhanit.

“Është diskutuar gjatë dhe gjerë përsa i përket të gjithë prioriteteve që kanë të bëjnë me gazifikimin e disa prej vendeve kryesore apo edhe me linjat e transmetimit të gazit të cilat tashmë janë konkrete dhe operojnë në të gjithë Europën. Por pas agresionit rus në Ukrainë gazi ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara përsa i përket furnizimit për të gjithë Europën, por sigurisht dhe krijimit të depozitave të sigurisë, pasi sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria sigurisht kryeson ashtu si dhe vendet skandinave duke qenë se prodhimi jonë është i bazuar 100% mbi burimet  e rinovueshme. Por nga ana tjetër, krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do ti jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike”, tha Balluku në një prononcim për mediat.

Duke u ndalur tek vizita në Azerbajxhan, Zëvendëskryeministrja njoftoi se janë firmosur disa marrëveshje mes dy vendeve ku mes të tjerash edhe vendimi për heqjen e vizave. Një tregues ky i marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

“Janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me palën azerbajxhanase përsa i përket marrëveshje ekonomike dhe zhvillimeve ekonomike që do të ketë midis dy vendeve në të ardhmen, sigurisht dhe një marrëveshje që ka të bëjë me heqjen e vizave midis dy vendeve. Ne do të vazhdojmë me takime të rëndësishme gjatë ditës së sotme për të arritur dhe në konkluzione të tjera të zhvillimit ekonomik dhe të një përafrimi tjetër të marrëdhënieve që dy vendet tona kanë prej shumë kohësh në një mënyrë bilaterale të shkëlqyeshme”, shtoi më tej Balluku.

Prononcimi për media i Zv.Kryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë:

Në Baku është zhvilluar Ministeriali i 10-të i Korridorit Jugor të Gazit, ndërkohë që njëkohësisht është zhvilluar dhe Ministeriali i dytë për energjinë e gjelbër me prezencën e Komisioneres, Katherine Simpson të Bashkimit Europian, por sigurisht me prezencën e të gjithë ministrave që janë pjesë e këtyre dy tryezave të rëndësishme dhe sigurisht ka pasur edhe një të ftuar nderi kësaj radhe i Presidentit Alijev, që ka qenë Kryeministri Edi Rama.

Është diskutuar gjatë dhe gjerë përsa i përket të gjithë prioriteteve që kanë të bëjnë me gazifikimin e disa prej vendeve kryesore apo edhe me linjat e transmetimit të gazit të cilat tashmë janë konkrete dhe operojnë në të gjithë Europën. Por pas agresionit rus në Ukrainë, sigurisht gazi ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara përsa i përket furnizimit për të gjithë Europën, por sigurisht dhe krijimit të depozitave të sigurisë, pasi sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria sigurisht kryeson ashtu si dhe vendet skandinave duke qenë se prodhimi jonë është i bazuar 100% mbi burimet  e rinovueshme. Por nga ana tjetër krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do ti jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike.

Sot ka qenë një ditë e veçantë gjithashtu pasi janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me palën azerbajxhanase përsa i përket marrëveshje ekonomike dhe zhvillimeve ekonomike që do të ketë midis dy vendeve në të ardhmen, sigurisht dhe një marrëveshje që ka të bëjë me heqjen e vizave midis dy vendeve. Ne do të vazhdojmë me takime të rëndësishme gjatë ditës së sotme për të arritur dhe në konkluzione të tjera të zhvillimit ekonomik dhe të një përafrimi tjetër të marrëdhënieve që dy vendet tona kanë prej shumë kohësh në një mënyrë bilaterale të shkëlqyeshme.

Previous Kumbaro−Mogherini nënshkruajnë memorandumin/ Studentët e Kolegjit të Evropës ambasadorë të turizmit shqiptar