Balluku takim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balluku takim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare të Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi dhe Arben Pëllumbi ishin pjesë e tryezës së diskutimit me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ku diskutuam mbi tre prej kërkesave të ngritura nga këta të fundit.

Heqja e akcizës për gazin e lëngshëm, mundësimi i importimit të lëndëve djegëse alternative, si dhe mundësimi i importimit të lëndëve të para dytësore, pjesë e listës së gjelbërt, ishin çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit duke i cilësuar këto si një shqetësim prej disa vitesh në operimin e tyre.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të qenë në krah të sipërmarrjes, duke krijuar lehtësira të vazhdueshme të cilat ulin kostot e tyre për ti bërë më të konkurreshëm në tregun rajonal. Balluku tha se të gjitha kërkesat e biznesit do të trajtohen sipas praktikave të Bashkimit Europian.

“Është e rëndësishme që të diskutojmë mbi këto çështje, përsa i përket akcizës së gazit të lëngshëm, sigurisht listës së gjelbër të lëndëve të cilët mund të prodhojnë energji dhe nga ana tjetër është një diskutim i gjatë që ne e kemi nisur. Padyshim kërkojnë një vëmendje nga qeveria, dhe ministria e Mjedisit dhe Turizmit është vendimmarrëse në atë proces, po duke ju referuar praktikave më të mira që ka rajoni dhe sidomos Bashkimi Europian, ne do të shikojmë sa më parë implementimin e tyre. Është momenti sot që ta diskutojmë në të gjitha nivelet ashtu si përsa i përket përfaqësisë së komisioneve parlamentare, edhe qeverisë, edhe nga ana juaj”, tha Balluku duke shtuar se përmes diskutimeve do të arrihet të gjendet zgjidhja më e mirë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se “ne kemi hyrë në një rrugëtim që nuk e ka një kthim pas që është procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Na duhet të përmbushim kërkesat, na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe na duhet ti bëjmë të gjithë së bashku. E përsërisim shpesh këtë nuk është një integrim në Bashkimin Europian i Qeverisë Shqiptare, është integrim në Bashkimin Europian i Shqipërisë kështu që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë rrugëtimin. Duhet të jemi të qartë kush janë detyrat e secilit dhe unë jam e sigurt që nuk do të kemi asnjë pengesë për këtë. Për ne është shumë e rëndësishme që të bëhet në bashkëpunim ligji”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit theksoi se këto takime dhe tryeza  shërbejnë që të dyja palët të marrin angazhimet e tyre. “Le të shërbejë kjo tavolinë, jo vetëm për angazhimet që marrim ne, por dhe për angazhimet që merrni ju, që brenda muajit maj të kemi propozimet tuaja me shkrim. Jam shumë e gatshme që të ulemi prapë për ti integruar, bashkë me kolegët e të dy komisioneve dhe ta çojmë projektligjin në parlament brenda këtij sesioni”, tha Kumbaro.

Vetë përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë duke vlerësuar mbështetjen shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e të gjithë procesit.

Previous Përurohet shkolla “Xhezmi Delli” në Tiranë, Manastirliu: Mjedise bashkëkohore për 300 nxënës dhe mësues