Bashkëpunim në rast emergjencash civile, qeveria miraton marrëveshjen me Slloveninë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bashkëpunim në rast emergjencash civile, qeveria miraton marrëveshjen me Slloveninë

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin në Mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera”’.
Kjo marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e emergjencave civile do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e mëtejshme të kapacitetit dhe reagimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në përballimin e situatave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë e tjera.

Sipas marrëveshjes, kjo ndihmë e ndërsjellët mund të përfshijë ekipe shpëtimi dhe ekspertë individualë, pajisje mbrojtëse dhe shpëtimi dhe ndihmë humanitare. Për të siguruar një ndihmë më të shpejtë dhe më të efektshme në mbrojtje dhe shpëtim dhe në eliminimin e pasojave të një fatkeqësie, në bazë të kësaj marrëveshjeje, palët do t’iu japin ekipeve të shpëtimit dhe ekspertëve individualë, që ofrojnë ndihmë, një procedurë të thjeshtuar për kalimin e kufirit shtetëror, duke marrë parasysh kushtet e aplikueshme të hyrjes.

Po ashtu në marrëveshje përcaktohet se avionët dhe anijet mund të përdoren për transport emergjent të ekipeve të shpëtimit ose ekspertëve individualë që ofrojnë pajisje ndihme, mbrojtjeje, shpëtimi dhe të tjera dhe lloje të tjera të ndihmës në përputhje me këtë marrëveshje. Ndërsa përdorimi i avionëve ushtarakë dhe anijeve ushtarake për qëllimet e kësaj marrëveshjeje lejohet vetëm në marrëveshje me shtetin pritës.

Marrëveshja pritet të ratifikohet edhe në Parlament.

Previous “Informaliteti i pagave, armiku i pensioneve” – fjala e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha