Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit, Ministri Balla, takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDowell - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit, Ministri Balla, takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDowell

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDowell. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Sipas Ballës vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili sapo ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDowell diskutuam mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili sapo ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Çdo gjetje, ankesë, informacion për thyerje të ligjit, normave etike dhe rregulloreve të brendshme do të hetohet plotësisht, duke vendosur theksin tek siguria e të dhënave dhe sistemeve sensitive. Kërkesa jonë për çdo formë të mundshme mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë për Ministrinë dhe Policinë e Shtetit po gjen mbështetje pozitive në këtë drejtim.

Previous Përmbledhje e Performancës Paraprake 7 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve