Bashkimi Evropian dhe Franca nisin projektin prej 19 milionë eurosh për të mbështetur ekonominë qarkulluese në bashkitë e vendit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bashkimi Evropian dhe Franca nisin projektin prej 19 milionë eurosh për të mbështetur ekonominë qarkulluese në bashkitë e vendit

Bashkimi Evropian dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) prezantuan projektin “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Agjendën e Gjelbër—Infrastruktura e Mbetjeve në Shqipëri.” I financuar nga BE me një grant prej 19 milionë euro dhe zbatuar AFD, projekti do të ndihmojë në reduktimin e ndikimit mjedisor dhe shëndetësor të mbetjeve të ngurta në pikat fundore të mbetjeve në Kukës dhe Gjirokastër/Vlora Jugore.

Projekti parashikon rritjen e riciklimit me qëllim reduktimin e vëllimit të mbetjeve dhe ngritjen e landfilleve të reja sipas modeleve të Bashkimit Evropian dhe lehtësimin e menaxhimit të mbetjeve për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e gazeve serrë. Projekti do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë që të përafrohet më tej me standardet e BE-së në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Projekti do të përmirësojë kushtet e jetesës së afro 190.000 banorëve në qarkun e Kukësit dhe Gjirokastrës.

Ky projekt është në përputhje me Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve të Shqipërisë (NWMP) për periudhën 2020-2035 dhe do të jetë një moment i rëndësishëm historik drejt zbatimit të reformave dhe investimeve në përputhje me direktivat e BE-së për sa i përket ekonomisë qarkulluese dhe përmbushjes së agjendës së gjelbër.

Në një ceremoni të përbashkët, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj.Mirela Kumbaro, ministrin e Deleguar francez përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit, z.Oliver Becht, ambasadorja franceze në Shqipëri znj.Catherine Suard, ambasadori i BE-së në Shqipëri z.Luigi Soreca dhe drejtori i AFD-së për Ballkanin Perëndimor z.Arnaud Dauphin, lançuan zyrtarisht këtë projekt të ri. Pas një faze fillestare konsultimesh dhe studimesh teknike, investimet konkrete do të nisin nga viti 2024-2025 për një periudhë katërvjeçare.

Ky projekt është pjesë e programit më të madh të Bashkimit Evropian për Shqipërinë me vlerë 30.9 milionë euro  “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Agjendën e Gjelbër”, i cili gjithashtu do të trajtojë përafrimin me legjislacionin e BE-së duke prezantuar politikat e “Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit” dhe duke mobilizuar komunitetet dhe sektroin privat drejt ekonomisë qarkulluese dhe agjendës së gjelbër.

 

Rreth Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është institucioni qeveritar përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave që synojnë mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen nga ndryshimet klimatike, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave, monitorimin e cilësisë së ujit si dhe hartimin dhe zbatimin e politikave të turizmit. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vepron sipas legjislacionit përkatës, në lidhje me natyrën dhe biodiversitetin, duke përfshirë florën dhe faunën, mbrojtjen nga erozioni dhe degradimi, mbrojtjen e peizazhit natyror, mbrojtjen e faunës së egër dhe specieve të rrezikuara, si dhe Zonat e Mbrojtura.

 

Rreth Bashkimit Evropian në Shqipëri

Bashkimi Evropian është partneri më i fuqishëm për zhvillimin e Shqipërisë, duke ofruar mbi 100 milionë euro në vit asistencë grantesh për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe për të ndihmuar Shqipërinë të adoptojë dhe zbatojë reformat kyç politike, institucionale, sociale dhe ekonomike në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për t’u afruar në mënyrë progresive me ligjet e tij.

Informacione të mëtejshme mbi projektet e financuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe bashkëpunimin BE-Shqipëri mund të gjenden në:

https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania_en.

 

Rreth AFD

AFD Group kontribuon në zbatimin e politikave francize për zhvillim të qëndrueshëm dhe solidaritet ndërkombëtar. Grupi përfshin Agence Française de Développement (AFD), agjenci e cila financon sektorin publik, OJQ-të, kërkimin dhe trajnimin; filialin e saj “Proparco”, i cili i dedikohet sektorit privat dhe Expertise France, një agjenci bashkëpunimi Teknik. Grupi financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet e nevojshme për një botë më të drejtë dhe të qëndrueshme. Grupi AFD është i pranishëm në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019 dhe i është dhënë një mandat për të mbështetur vendet e rajonit në përmbushje të standardeve të BE-së, si dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike drejt një trajektoreje gjithëpërfshirëse të uljes së emetimit të karbonit. Që atëherë, më shumë se 1.08 miliardë euro janë administruar nga AFD Group në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat 341 milionë euro në Shqipëri.

 

AFD, Zyra Tiranë

Bulevardi Dëshmoret e Kombit

Kullat Binjake, Kulla 2

Kontakt për shtyp: Marija Stankoviq

Email: afdbalkans@afd.fr

Tel: +381 11.78.58.830

 

Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Qendra e Biznesit ABA, Rr. Papa Gjon Pali II, kati 17

E-mail: delegation-albania@eeas.europa.eu

Tel: +355 4 222 8320

 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë

Bulevardi Dëshmoret e Kombit, Nr.1, 1001

Email: info@turizmi.gov.al

Faqja e internetit: www.turizmi.gov.al

Previous Manastirliu me pedagogët e Universitetit të Durrësit: Diploma dyfishe me programe në gjuhë të huaj dhe profilizim i universiteteve