Berat, modernizimi i infrastrukturës shkollore dhe krijimi i parqeve rekreative përmes investimeve transformuese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Berat, modernizimi i infrastrukturës shkollore dhe krijimi i parqeve rekreative përmes investimeve transformuese

Pjesë e investimeve transformuese në Berat janë edhe projektet moderne për krijimin e hapësirave rekreative për fëmijë e të rritur, mes të cilave dhe parku “Dua të luaj”, vepër e Programit të ri Kombëtar, që po shtrihet në qytetet e vendit.

Kryeministri Edi Rama e vijoi vizitën e tij në Berat, në kantierin, ku po merr jetë ky projekt.

“Kjo është një nga punët më me vlerë në fakt edhe për komunitetin këtu në rajonin numër 2 të Beratit. Ky ka qenë ish stadiumi i vjetër i qytetit, që në fëmijëri shumica prej nesh e ka shfrytëzuar. Projekti ka pistë vrapimi, pastaj ka fushë kalceto, fushë basketbolli, fushë tenisi, fushë volejbolli, ka edhe kënd lojërash. Besoj nga prilli apo maji e përfundojnë.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Ervin Demo, ndërsa shtoi se një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjelbërimit.

“Do të kemi 350 pemë brenda në park dhe ky do të jetë një park i gjelbëruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme, Këto fushat i shërbejnë edhe shkollave të qytetit, sepse përballë atje, është shkolla e “Bab Dudë Karbunara”, që i ka të gjithë fushat në krahun tjetër të rrugës, patjetër që ka edhe palestër të brendshme, po ashtu kemi edhe shkollën “1 Maji”, që gjatë ditës mund të zhvillojë aktivitet ose orët e fizkulturës. Cilido prej sporteve i ka fushat në dispozicion. Multifunksionaliteti i vet është shumëdimensional dhe është një nga projektet e shumëpritura për banorët e zones.” – shpjegoi ai.

* * *

Përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturave shkollore, përmes investimeve transformuese, vijon të mbetet një ndër prioritet kryesore të qeverisë për arsimin.

Shkolla e mesme e përgjithshme “Babë Dudë Karbunara” është një nga 3 shkollat e mesme të përgjithshme të Bashkisë Berat, e cila po rikonstruktohet nga themelet për të ofruar kushte optimale për 490 nxënës dhe një staf pedagogjik prej 37 mësuesish.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për shkollën e re, me një sipërfaqe prej 7500 m2 që do të ketë 26 klasa dhe 11 laboratorë, si dhe palestër me kushte bashkëkohore.

“Babë Dudë Karbunara” është simbol i qytetit. Shkollë e jashtëzakonshme. Projekti në fakt është shumë ambicioz. Jemi në fazën përfundimtare tani. Në shtator të gjithë të rinjtë e qytetit kanë një gjimnaz të ri të shumëpritur, i cili është edhe vlerë arkitektonike për qytetin, por është edhe godina më e mirë publike që ne kemi në të gjithë qarkun. Kemi ruajtur pak karakteristikat e qytetit, me ngjyrat me dritaret. Kemi bërë një tarrace të gjelbëruar. Shkolla ka në sensin e funksionalitetit, bibliotekë, ka palestër, ka librari dhe një auditor, të cilat janë konceptuar si shkollë qendër komunitare. Kanë bërë një punë shumë të admirueshme në fakt, edhe brenda afateve.” – shpjegoi Kryetari i Bashkisë Demo.

Bashkë me investimet në vijim, për vitet 2024-2025 hapen kantiere të reja për ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 shkollave, nëpërmjet buxhetit të Ministrisë së Arsimit, pushtetit vendor dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

Previous Hapet një tjetër shkollë e re në Tiranë, Manastirliu: Rritje page dhe shkurtim i kohës për punësimin e mësuesve