Bilali: Kanë aplikuar 400 startup-e për pasaportën e startup-it. Aplikimi për pasaportë deri me 3 qershor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bilali: Kanë aplikuar 400 startup-e për pasaportën e startup-it. Aplikimi për pasaportë deri me 3 qershor

Për herë të parë ka një fond të konsiderueshëm nga financat publike për mbështetjen e startupeve dhe inkubatorëve në Shqipëri. Pas miratimit të ligjit të startupeve, Ministria e Sipërmarrjes po menaxhon thirrjen e hapur tashmë prej 16 Majit. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga aplikimi ne zhvilluam një intervistë me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali.

A mund të na thoni si ka qenë interesi i komunitetit?

Duhet të themi se interesi ka qenë jashtëzakonisht i madh, është mirëpritur risia e Qeverisë Shqiptare për të mbështetur për herë të parë nga fonde publike të rinjë me ide inovatore që duan të zhvillojnë bizneset e tyre. Deri tani kemi më shumë se 400 aplikime për t’u pajisur me pasaportën e startup si kusht i domosdoshëm për aplikimin për grant. Ky numër ka kaluar pritshmërinë që kishim për të gjithë kohën e thirrjes. Kjo tregon një etje të tregut, sidomos të rinjve, që nëpërmjet kësaj mund ta shohin vetën pjesë të këtij tregu si sipërmarrës të mundshëm.

Ministri i Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes ka hapur thirrjen për mbështetjen me grant të startup-eve dhe lehtësuesve të startup-eve, të cilët zhvillojnë projekte inovative në fusha prioritare për zhvillimin e vendit. Objektivi i kësaj iniciative është të ndihmojë në krijimin e një klime të favorshme për tërheqjen, përfshirjen dhe mbajtjen e talentit dhe burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin e burimeve financiare dhe përfshirjen sociale dhe diversitetin në mbrojtje të vlerave demokratike, nxitjen dhe futjen e inovacionit në sektorët ekonomikë. Do të mbështeten me grant individë, persona fizikë e juridikë duke përfshirë akademinë, Bashkitë, arsimin e mesëm dhe profesional, inkubatorë dhe përshpejtues, hapësira pune etj. Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen në Shqipëri dhe janë inovatore. Projekt-propozimet e paraqitura do të realizohen brenda vitit buxhetor 2022. Thirrja për startup dhe lehtësues do të qëndrojë e hapur nga data 16 maj 2022 – 5 qershor 2022.

Si kanë qenë prirjet deri tani?

Për shumë të rinj, të cilët kryesisht janë nxitur nga thirrje të shumta të Organizatave të Shoqërisë Civile në vend dhe jashtë, kjo thirrje këtë vit ka një tjetër logjikë aplikimi apo pjesëmarrje. Sepse secili që do të aplikojë për grant duhet që tashmë ta kenë një prototip të asaj çfarë duan të ofrojnë në tregun tonë. Po ashtu i jepet mundësi edhe diasporës apo të huajve që dëshirojnë të bëjnë biznes në Shqipëri me startup-et e tyre që të mund të jenë pjesë e kësaj nisme.

Si ka qenë ndërveprimi me aktorët e komunitetit?

Që në hapjen e thirrjes nga ana e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, u janë krijuar mundësi lehtësuese nëpërmjet programit “One Stop Shop”, ku secili që dëshironte të informohej paraprakisht, apo kishte nisur fazën e procedurave nga regjistrimi në portalin qeveritar “e-albania”, në pasaportën e startup-it apo lehtësuesit të startup-eve, dhe mbi të gjitha për zgjidhje të problematikave të adresuara nërmjet komunikimit me ekspert të komunitetit të startupeve.

A e kanë përqafuar, ndarë apo mbështetur thirrjen?

Nga disa takime që kam pasur në terren gjatë këtyre ditëve, kam takuar nxënës, studentë, të rinj aktiv në OSHC të cilët janë aq shumë të interesuar për këtë thirrje, por një interes të madh ka pasur edhe nga organizata, universitete dhe shkolla të mesme e profesionale qofshin publike apo private, por edhe bashki në vend të cilët kanë mbështetur nismën dhe janë angazhuar për të qenë konkret gjatë kësaj faze, pra aplikimit.

Sa startupe janë pajisur me pasaportë?

Deri tani janë rreth 400 pasaporta të lëshuara për startupet. Dëshiroj të theksoj se: Të gjithë duhet të aplikojnë për pasaportë brenda datës 3 Qershor 2022, pasi koha e proçesimit të pasaportës është dy ditë dhe thirrja mbyllet në datën 5 Qershor 2022.

Cila është mesatarja e startup-ve/lehtësuesit qe mund te perfitojne nga grantet kete vit?

Duke qenë thirrja e parë nuk mund të kemi një parashikim të saktë mbi numrin e përfituesve, por vlera e alokuar është e paracaktuar 300 milionë lekë, të cilat do të jenë në dispozicion të kësaj thirrje. Po ashtu, si për grante për startup ashtu edhe për lehtësues startupesh do të ndiqet e njëjta procedurë – faza e vetëdeklarimit në e-albania, lëshimi i pasaportës dhe dërgimi i aplikimit pranë adresës: startup@sipermarrja.gov.al

A ka aplikime përtej Tiranës, nga rrethe të tjera?

Aplikime ka nga e gjithë Shqipëria, dhe jashtë saj. Ajo që na bën të ndihemi mirë është interesi i të gjithë aktorëve të tregut, pra sipërmarrjes të cilët kanë nxitur të rinjtë sidomos talentet t’i japin mundësi vetes së tyre për një proces rritje si në kapacitete, por edhe në prodhimtari të produkteve që ato dëshirojnë të ofrojnë.

Më lejoni këtu t’ju shpjegoj se si fondi prej 300 milionë lekë do të shpërndahet në disa kategori, që janë të parashtruara në rregulloren e kësaj thirrje:

Do të vijojmë me 1.5 milionë deri 5 milionë lekë për startupet; për të rinjtë me një prototip të gatshëm për tregun deri në 1.5 milionë; për të gjitha ata startup që janë pjesë e tregun dhe këto janë hapat e parë pra brenda një vit të regjistruar si biznese për ti dhënë një tjetër mundësi ri ngritje deri në 3 milionë lekë; dhe një mbështetje për ta forcuar nismën e atyre që biznesin e kanë të regjistruar në intervalin 1-5 vite deri më 5 milionë lekë. Ndërkohë, për të gjithë botën akademike, bashkitë, organizatat është menduar një fond prej 10 deri në 20 milionë lekë për mbështetje materiale, apo edhe organizative si inkubator, trajnime dhe shoqërime të ngritjes së nivelit dhe cilësisë së startup-eve të mundshëm, por edhe ato ekzistues.

A do të ketë thirrje të tjera?

Thirrja për startup dhe lehtësues, është thirrja e parë që u paraprin thirrjeve që do të hapen në tre vitet në vazhdim.

Previous Zgjerohen programet për shikimin dhe dentistrinë në shkolla, Manastirliu: 66 mijë fëmijë kanë kryer depistimin e syve, rreth 6000 me problematika në shikim

Leave Your Comment