Bombardimi i spitalit në Ukrainë, Ministrja Xhaçka: Sulmet ruse janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bombardimi i spitalit në Ukrainë, Ministrja Xhaçka: Sulmet ruse janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Ukrainë nga ushtria ruse.

Ministrja Xhaçka dënoi këtë akt të rëndë, teksa theksoi se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

“Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin e Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, u shpreh Ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Si pasojë e bombardimit të spitalit në qytetin e Mariupolit, shumë fëmijë dhe persona të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Previous Dy vjet nga pandemia Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu vlerëson mjekët: Faza akute e pandemisë drejt shuarjes, vaksinimi e vetmja rrugë për të mbyllur një herë e mirë faqen me pandeminë.

Leave Your Comment