Bordi i monitorimit të çmimeve. Ministrja Krifca mbledh importuesit e grurit dhe inputeve bujqësore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bordi i monitorimit të çmimeve. Ministrja Krifca mbledh importuesit e grurit dhe inputeve bujqësore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka takuar importuesit e grurit në bordin e rradhës së monitorimit të çmimeve, për të dakorduar mbi çmimin e miellit deri më datën 10 Prill. Gjendja furnizuese është normalizuar në tregun vendas, edhe pse çmimet në bursën ndërkombëtare vijojnë të jenë të rritura për grurin. Importuesit u shprehën se kontratat e çliruara me Serbinë dhe anijet që kanë ardhur nga vendet jashtë, kanë rritur stoqet.

“Lajmi i mirë është që kemi tregje të hapura në të gjithë botën, pra tregjet janë rihapur dhe kjo na jep një hapësirë tjetër për blerje nëse ato nevojiten. Lajmi tjetër i mirë është që sjellja konsumatore është ribalancuar, është stabilizuar dhe kështu kemi mundësi që të kemi një zinxhir tregtar shumë më normal se ai paniku i parë që solli një destabilitet në treg”, u shpreh ministrja Krifca.
Tashmë Rumania, Hungaria dhe Bullgaria i kanë rihapur tregjet. Ministrja Krifca shprehu se në momentin që do jetë e nevojshme, qeveria shqiptare do të japë likuiditet për importuesit e grurit nëpërmjet Fondit të Garancisë.

Ministrja Krifca, si anëtare e bordit të monitorimit të çmimeve ka takuar gjithashtu edhe importuesit e inputeve bujqësore në vend, ku është dakorduar mbi marzhet për çmimet e uresë, DAP, fosfat, nitrat. Importuesit u shprehën se çmimet janë të paqëndrueshme në bursat ndërkombetare cka sjell vështirësi në zbatimin e angazhimeve por se çmimet tona me rajonin, janë 15-20 perqind me të lira. Shoqata përmendi se do të vazhdojnë të ruajnë këtë nivel marzhi deri në takimin e ardhshëm me bordin.

Ministrja ka falënderuar për bashkëpunimin ndërsa ka kujtuar se strukturat po monitorojnë rregullisht tregun për të shmangur abuzime.

Previous Rindërtimi Manzë, 230 apartamente të reja çelin dyert për banorët që humbën shtëpitë nga tërmeti

Leave Your Comment