Bordi i Paqes
Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e iniciuar nga Presidenti Donald Trump. Ky angazhim nuk përfshin detyrim financiar për Shqipërinë, si pagesa e një shume prej 1 miliard eurosh, si dhe nuk parashikon ardhjen e palestinezëve në territorin shqiptar. Gjithashtu, Bordi i Paqes nuk përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por nga një numër i përzgjedhur vendesh.
Kjo ftesë është një vlerësim i lartë, për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në rajon por edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare.