Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.
Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
Vendimi i plotë sqaron në mënyrë të detajuar shtesat për të gjitha kategoritë.