Bruksel, Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët për shtyp, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bruksel, Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët për shtyp, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg: Kryeministër Rama,

Të nderuar,

Mirë se u kthyet në selinë e NATO-s!

Më vjen shumë mirë që ju shoh sërish, kaq shkurt pas samitit të Madridit.

Shqipëria është që vërtetë një aleat mjaft e vlerësuar dhe e vlerësoj shumë që takohem sërish me ju.

Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe në Bullgari dhe ju po kështu ndihmoni edhe në parandalimin e çdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. Po kështu ju kontribuoni në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO.

Ne e vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në rajon. Në samitin e NATO-s në Madrid ne morëm vendime me efekte mjaft thelbësore për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe këtu përfshihet një ndryshim thelbësor në qëndrimin tonë të parandalimit dhe të mbrojtjes, një mbështetje për Ukrainën si dhe një koncept te ri strategjik.

Ne po kështu ramë dakord të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO dhe përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit për të dyja vendet kaq shpejtë! Faleminderit shumë!

Kjo dëshmon se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se vazhdojmë të përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë do t’i bëjnë ata më të sigurtë, NATO-n më të fortë dhe botën më të sigurte. Kjo është jetike ndërkohë që përballemi më krizën më të madhe të sigurisë në dekada.

NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. Ne po ofrojmë modele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si edhe angazhimin tuaj të fundit për ndihmë humanitare. Gjithashtu dhe vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti.

Kështu që kryeministër Rama, i dashur Edi, faleminderit edhe një herë për kontributin e Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët. Pres me padurim që të vazhdoj të punoj me ju kështu që edhe një herë mirë se erdhët!

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë i dashur Jens!

Është kënaqësi e madhe dhe po kështu një nder që kthehem këtu dhe që kam mundësinë të ndaj me ju disa opinione pas samitit të Madridit, i cili siç e theksuat, ishte vërtetë një moment historik për Aleancën Trans-atlantike në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë europiane për shkak të luftës së qëllimtë të Rusisë e po kështu dhe me miratimin e vendimeve të rëndësishme për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe për të siguruar që NATO të vijojë të mbrojë paqen dhe të parandalojë konfliktin e të mbrojë popujt dhe vlerat e Aleancës.

Nga ana tjetër, jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej parlamenteve të para të vendeve aleate për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të tyre nga ambasadorët e vendeve aleate.

Ne qëndrojmë me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, mbështetje që është më e palëkundur se kurrë.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë.

Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe si vend kandidat për në BE, ne do vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional, në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht, stabilitetit.

Ndërkohë që koncepti i ri strategjik që sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit. Nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual. Megjithatë, në kohët ku jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të ri konsiderohet.

Së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, e vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër.

Faleminderit shumë edhe për këtë dhe është përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh me energji të plota e të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shen

Previous Ministrja Kushi nis konsultimin publik për ndryshimet e ligjit të arsimit parauniversitar

Leave Your Comment