Bruksel, Kumbaro raporton punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bruksel, Kumbaro raporton punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

Nga Brukseli, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka folur për punën e ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të angazhimit për përmbushjen e direktivave të kapitullit të 27 për integrimin në Bashkim Europian që i kushtohet mjedisit. Ministrja Kumbaro theksoi se Shqipëria ka bërë progres domethënës në fuqizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore, në përputhje me ato të Bashkimit Europian.

“Dua të theksoj angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit, i cili reflektohet në përpjekjet tona për të luftuar ndotjen e ajrit, për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe për të ruajtur ekosistemin tonë unik. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar të ndërmarrim veprime kolektive për të adresuar sfida globale si ndryshimet klimatike, ndotja dhe humbjet në biodiversitet. Shqipëria do të vazhdojë të ketë një rol konstruktiv në iniciativat rajonale dhe të Ballkanit Perëndimor lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, ndërsa theksoi punën që po bëhet drejt ekonomisë qarkulluese, ku edhe në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit është krijuar një drejtori e posaçme për këtë qëllim.

“Në vitin 2013 Shqipëria mblidhte vetëm 50% të mbetjeve, ndërsa sot mbledhim më shumë se 90% të vëllimit të mbetjeve urbane, por riciklojmë shumë pak, rreth 15%. Duhet të ndërtojmë modelin e ekonomisë qarkulluese”, u shpreh Kumbaro gjatë fjalës së saj.

“Për ne, është një revolucion, sepse atë çka vendet e tjera e kanë realizuar në dakada, ne duhet ta bëjmë në disa vite. Nuk është hera e parë që Qeveria Shqiptare përballet me sfida të tilla, jemi këtu për t’i kryer, në sektorin e klimës, në sektorin e mjedisit, në sektorin e biodiversitetit kemi bërë tashmë akte shumë të guximshme siç është shpallja e Vjosës Park Kombëtar, i fundmi lumë i egër në Europë që na ka bërë krenarë edhe këto ditë, por sfida të tjera na presin. Më e vështira nuk është thjesht marrja e vendimeve, nuk është thjesht përballja me tekstet ligjore, është ndryshimi i mentaliteteve. Jemi në Bruksel në koordinim të 15 institucioneve që do të bëjnë gjatë kësaj jave 68 prezantime të të gjithë sektorëve, të të gjithë legjislacionit, me angazhimin e madh që Shqipëria t’i përmbushë sa më shpejt”, tha Kumbaro nga Brukseli.

Gjatë takimit në Bruksel, ministrja Kumbaro përmendi investimet e qeverisë në infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve, përfshirë edhe pikat fundore të menaxhimit të tyre. Kapitulli 27 i anëtarësimit në Bashkimin Europian është kapitulli më i gjatë dhe me koston më të lartë për buxhetin e shtetit në projektet që do të realizohen në vitet e ardhshme.

Previous Tiranë/Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni kurrë përballë krimit e paligjshmërisë. Po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin