Bruksel, Ministrja Xhaçka takon Luigi Di Maio: Mirënjohës për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bruksel, Ministrja Xhaçka takon Luigi Di Maio: Mirënjohës për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendosur të Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Fillimi i ditës në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Mundësi e mirë për agjendën tonë intensive dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Në pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale pas takimit.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel ku do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, si dhe do të marrë pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Balkanit Perëndimor.

Previous Hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit “Shqipëria2030” eksportuese neto e energjisë

Leave Your Comment