Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Bruksel në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Komisionerit Varhelyi për punën e ekipit të KE në procesin e shqyrtimit me Shqipërinë, teksa theksoi se vendi ynë ka bërë përpara me reformat e kërkuara.
Ajo u shpreh se synimi i Shqipërisë në vitin 2023 është që Këshilli të miratojë raportin e shqyrtimit mbi grupin themelor në mesin e vitit 2023 dhe hapjen e grupit në kuadër të Konferencës së dytë ndërqeveritare deri në fund të vitit.
Sipas saj, hapja e grupit themelor të kapitujve në vitin 2023 do të ishte një mbështetje e fuqishme për forcimin e reformave të thella dhe transformuese që vendi ynë ka ndërmarrë për të konsoliduar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.