Bruksel, Ministrja Xhaçka takon Oliver Varhelyi: Shqipëria i ka bërë detyrat, gati për hapin e radhës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bruksel, Ministrja Xhaçka takon Oliver Varhelyi: Shqipëria i ka bërë detyrat, gati për hapin e radhës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Bruksel në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Komisionerit Varhelyi për punën e ekipit të KE në procesin e shqyrtimit me Shqipërinë, teksa theksoi se vendi ynë ka bërë përpara me reformat e kërkuara.

Ajo u shpreh se synimi i Shqipërisë në vitin 2023 është që Këshilli të miratojë raportin e shqyrtimit mbi grupin themelor në mesin e vitit 2023 dhe hapjen e grupit në kuadër të Konferencës së dytë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Sipas saj, hapja e grupit themelor të kapitujve në vitin 2023 do të ishte një mbështetje e fuqishme për forcimin e reformave të thella dhe transformuese që vendi ynë ka ndërmarrë për të konsoliduar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Previous Ministrja Xhaçka në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor