Budapest, Hungari, Kryeministri Edi Rama takon Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Budapest, Hungari, Kryeministri Edi Rama takon Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban

Në vijim të agjendës së tij në Budapest, ku ndodhet për të marrë pjesë në Takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban me të cilin mbajtën më pas një konferencë të përbashkët për shtyp:

* * *

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria është një gjuhë parajse, të duhet një përjetësi për ta mësuar, por ndërkohë është dhe purgator sepse të duhet një përjetësi që të marrësh vesh nëqoftëse përjeton ferrin apo parajsën kur përkthehesh. Kështu që preferoj anglishten time sesa të mbështetem tek përkthyesi se nuk dua që pastaj edhe përkthyesi të fajësohet prej meje.

Ka qenë një ditë vërtetë shumë e veçantë më duhet të them dhe jo sepse ky është një kryeqytet mjaft i bukur dhe kemi pasur dhe shansin për të shijuar edhe bashkëbisedimet me Kryeministrin, por po kështu më lini ta them deri në fund sepse ka qenë veçanërisht shumë speciale ta shohësh, në fakt edhe të gjithë Europën që të mblidhet në këtë vend të kësaj deleje të zezë, të Viktorit, kështu që faleminderit, do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë po kaq të suksesshëm sa ky.

Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE-në ishte i paimagjinueshëm, ka një sërë arsyesh dhe natyrisht, Vladimir Putin është një prej tyre sepse zgjoi fort Bashkimin Europian, por më duhet të them se në këtë forum së bashku me atë çfarë po ndodh edhe me Komisionin Europian, me Planin e Ri të rritjes dhe me integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese.

Ashtu siç e theksoi dhe Viktori në komentet e veta dhe ashtu siç gjithkush do ta thoshte, ky forum ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë, që ndryshe nga forume të tjera ku kushdo thotë atë çfarë mendon dhe pastaj mbaron, ky është një vend ku ka një shkëmbim shumë më të lirë opinionesh dhe ashtu siç tha dhe Viktori, një ndjenjë shumë të prekshme lirie për të cekur edhe tema të rrezikshme.

Nuk dua tashmë ta zgjas më shumë sepse e di që shumica prej jush jeni këtu për ta pyetur atë lidhur me zotëruesin e ri të Shtëpisë së Bardhë, por dua thjesht të them se ne besojmë dhe falenderuam bashkërisht Emanuel Macron presidentin e Francës,  madhërinë e tij sepse besojmë se ideja e tij për të nxitur organizimin e një formati të tillë që është një vizion i vjetër francez që daton midis shekullit të XVII dhe të XVIII-të në kërkimin e përhershëm për paqe nga abati Shën Pjetër dhe pastaj edhe një përpjekje e një serë presidentësh të tjerë francezë, – është diçka që vërtetë ishte e destinuar që të ishte e dobishme dhe jo vetëm kaq, por ishte e qartë që na duhet të punojmë së bashku me këtë ekip për të propozuar një strukturë tjetër homologe, shpresojmë të përhershme, të mendimit strategjik që të jetë një lloj sekretariati pas forumit për ta bërë edhe punën më të lidhur midis dy forumeve. Pra, ideja është që janë por strukturimi i tyre më i mirë do të ishte një ide shumë e mirë.

Ashtu siç Presidenti i Francës, madhëria e tij e theksoi sot “Në qoftëse sot numërojmë njerëzit që përfaqësojmë në këtë hapësirë të mrekullueshme të këtij stadium të ri fantastik,  është Europa e 500 milionëve”, është e jashtëzakonshme, është shumë e madhe.

Natyrisht, në këtë Europë 700 milionëshe ka mënyra të ndryshme të të menduarit, ka qendrime të ndryshme, por është një numër që të bën të mendosh sesa shumë gjëra duhet të jenë ndryshe dhe sesa shumë gjëra mund të bëjmë për të mirën e të gjithë Europës nëse këta 500 milionë përfaqësohen në mënyrë më përmbajtësore nga këta njerëz.

Pak a shumë këto janë mendimet e mia.

Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshim në Europë dhe do të luftojmë çdo ditë dhe na është hapur tashmë një rrugë e re, falë edhe presidencës hungareze që i ka shtyrë gjërat shumë fort përpara. Jemi tashmë në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë fort që të jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade, bashkë me vende të tjera të Ballkanit  Perëndimor me shpresë sepse nuk është e bëshme, është gjithmonë e më pak, pra kemi gjithmonë e më pak argumente për të thënë që të pasurit e një Bashkimi Europian me dy kufij është e bëshme, një me kufi të jashtëm dhe një me kufi të brendshëm dhe pastaj na duhet të dalim nga një kufi për të hyrë në Ballkanin Perëndimor, një hapësirë që duhet të jetë plotësisht e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi dhe të ruajmë sidomos nga ndërhyrjet e po kështu edhe për të mos vazhduar me këtë eksperiment për të pasur një stomak i cili nuk funksionon siç duhet brenda organizmit.

Faleminderit shumë!

Previous Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu pritet nga homologu i tij Guido Crosetto në Romë