Buxheti 2023, Manastirliu: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Buxheti 2023, Manastirliu: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Qeveria do të financojë fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65-vjeç. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2023 në Kuvend.
“Pasi rimbursuam fishat e diabetit për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjec, me buxhetin e ri, nga viti që vjen mbështesim të moshuarit +65 vjeç që vuajnë nga diabeti, duke rimbursuar fishat e diabetit falas dhe duke i kursyer të moshuarve të paktën 1 pension mujor në vit”, tha Manastirliu.
Duke folur për rritjen e buxhetit të shëndetësisë, Manastirliu tha se do të vijojë mbështetja për mjekët dhe infermierët.
“Për shëndetësinë dhe mbrojtje sociale buxheti për 2023 është 95,1 miliard lekë. Ky buxhet është dy herë më i lartë se buxheti i vitit 2013. Buxheti 2023 është buxheti i shtimit të vëmendjes ndaj mjekëve dhe infermierëve. Pas rritjes me 63% të pagave gjatë këtyre viteve, pagat do rriten me 7% gjatë 2023, me një efekt financiar vjetor 1,8 mld lekë dhe do të përfitojne rreth 19 mije mjekë e infemierë të sistemit tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ky është buxheti forcimit të mburojës sociale për njerëzit në nevojë.
“Jemi gati ta përforcojmë mburojën financiare për kategoritë në nevojë. Gjatë këtij viti ne rritëm 20% masën e Ndihmës Ekonomike, dyfishuam masën e ndihmës për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë, pas dyfishimit të masës së Ndihmës Ekonomike për nënat me tre e më shumë fëmijë. Po kështu dyfishuam masen e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar dhe pa pension social. Këto masa nuk janë mbështetje për një herë por do të jenë mbështetje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme edhe për 2023. Buxheti 2023 do të financojë nismën e mbështetur nga Këshillimi Kombëtar, një nismë që mbështet nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë e me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, duke i njohur si pune kontributive 5 vitet e para të rritjes së fëmijës së tretë e më shumë, e duke i subvencionuar shteti kontributet shoqërore e shëndetësore për këto vite”, tha Manastirliu.

BUXHETI 2023 FJALA E PLOTE E MINISTRES NE KUVEND

Previous Kryeministri Rama nderon Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana me Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike