Buxheti 2024 / Ministrja Koçiu: Mbështetje për mbi 8 mijë gra kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Buxheti 2024 / Ministrja Koçiu: Mbështetje për mbi 8 mijë gra kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë

Gratë kryefamiljare do të vijojnë të mbështeten edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se mbi 8,000 gra kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale edhe me buxhetin e vitit 2024.
Gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njeri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 mijë lekë bruto në muaj, të cilat janë kategori ekonomikisht joaktive, do të mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor dhe pagesa e kontributeve të tyre financohet nga buxheti i shtetit, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare.
Aplikimi dhe verifikimi për përfshirje në programin e veçantë të subvencionit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor bëhet në mënyrë elektronike, përmes shërbimit elektronik qeveritar e-Albania.
Lista e përfituesve do të gjenerohet nëpërmjet Regjistrit Kombëtar Elektronik të Ndihmës Ekonomike në nivelin qendror të Shërbimit Social Shtetëror.
Previous Ministri Mete takohet me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Financave të Malit të Zi, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve