Buxheti 2024, Ministrja Manastirliu: Rritje historike e pagave për mësuesit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Buxheti 2024, Ministrja Manastirliu: Rritje historike e pagave për mësuesit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka prezantuar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin.

Projekt-buxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliard e 223 milion lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliard e 49 milion lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%.

Duke përfshirë edhe fondin e rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024, i cili parashikohet në shumën 4 miliard lekë, projektohet buxheti i MAS për 2024 në shumën 56 miliardë e 223 milion lekë ose 9 miliard e 49 milion lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023.

Ministrja Manastirliu tha se më buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje historike të pagave për mësuesit, edukatorët dhe punonjësit e tjerë në shkolla.

“Më buxhetin e vitit 2024 do të kemi një rritje historike të pagave për 30 mijë mësues, kur do të përfshihen edhe mësuesit ndihmës, edukatorët dhe psikologët e shkollave. Synojmë që paga mesatare për mësuesit të shkojë në 90 mijë lekë të reja”, tha Ministrja Manastirliu.

Me buxhetin e vitit 2024 do të vijojnë investimet në shkolla.

“Në 2024 do të përmbyllen rreth 30 objekte shkollore dhe do të hapim edhe program të ri të investimeve në shkolla për 2024-2025”,- tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se me buxhetin 2024 do të mbështetet edhe edukimi në vazhdim dhe trajnimi i dedikuar për mësuesit në lëndët shkencore, gjuhë dhe lëndët e teknologjisë së informacionit.

“Do të dedikojmë një program, duke filluar nga vitit 2024, për trajnimin e mësuesve në lëndët shkencore, aftësi digjitale dhe gjuhë”, -tha Ministrja Manastirliu.

Me buxhetin 2024, me fondin e dedikuar për mbështetjen studentore prej 1.6 miliard lekë, sigurohet mbështetje financiare për mbi 50 mijë studentë në arsimin e lartë, me bursa dhe reduktim të plotë apo të pjesshëm të tarifave, si dhe financimi i bursave të studentëve ekselente dhe bursat për studentët që ndjekin programet prioritare në universitete.

Manastirliu nënvizoi se më buxhetin 2024 do të ketë rritje të mbështetjes së universiteteve nëpërmjet rritjes me 40% të buxhetit për kërkimin shkencor dhe infrastrukturën e kërkimit shkencor.

Me buxhetin e ri, librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe për 16 kategori me rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë. Buxheti 2024 do të mbështesë edhe rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.

Me buxhetin 2024 do të shtohen edhe 100 punonjës të rinj mësues ndihmës për arsimin special në shkolla në mbështetje të fëmijëve me aftësi ndryshe. Buxheti 2024 do të sigurojë gjithashtu transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.

Buxheti 2024 do të sigurojë ngritjen e +216 laboratorëve SMART për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve dhe mbështetjen me pajisjet didaktike të laboratorëve shkencore në shkolla.

Me buxhetin 2024, sigurohet mbështetje për sportin shkollor, zgjerimin e ekipeve sportive dhe përfshirjen e mbi 10 mijë nxënësve në disiplinat e ndryshme sportive.

Previous Çelet Zyra e Rekrutimit në Elbasan, Peleshi: Do t’ i japim dinjitet punës së FA