Bypass-i i Vlorës, gati për qarkullimin e automjeteve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bypass-i i Vlorës, gati për qarkullimin e automjeteve

Bypass-i i Vlorës, segment i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut gjatë verës për shkak të turizmit bregdetar, është hapur i përfunduar dhe gati për qarkullimin e automjeteve. Në inspektimin e punimeve të kësaj vepre kyç për sezonin turistik, Kryeministri Rama u shoqërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

“Sot është data 7 korrik dhe ka përfunduar e gjithë pjesa e rrugës. Duke qenë se këtu kemi pasur dy pjesët e fundit të quajtura “ura 2” dhe “ura 3” që gjatë sezonit veror të shkuar i kemi hapur në mënyrë të përkohshme duke kaluar përmes Kaninës, tashmë kanë përfunduar. Është dhënë një zgjidhje teknike që ka qenë e kënaqshme dhe është marrë vendimi nga këshilli teknik, për të dhënë një zgjidhje për shkak dhe të gjeologjisë së vështirë që kemi pasur në këtë zonë e me gjithçka jemi përballur në këtë projekt. Sot është totalisht traseja e përfunduar. Duke filluar nga ky moment do të lejojmë kalimin e automjeteve. Kjo është një rrugë që plotëson të gjithë parametrat edhe të shpejtësisë rrugore, por që nga ana tjetër duke u kontrolluar dhe me automjetet e reja me radarë të inkorporuar, do mundet të bëhet dhe kontrolli i kësaj rruge për të mos pasur problematika”, – u shpreh ministrja Balluku.

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në rrugën nacionale Orikum-Dukat. “Kjo rrugë do vihet në funksion të plotë për automjetet dhe ka një gjerësi prej 10.5 metra, të cilat 7 janë të kalueshme dhe pjesa tjetër bankinë. Zgjidhja e dhënë për urën nr. 2 është një zgjidhje teknike shumë e mirë  dhe në këtë moment, për shkak të kohës së shpejtë që kemi punuar, ka qenë zgjidhja më efektive për ti dhënë frymëmarrje aksit”, – tha Berberi, kreu i ARRSH.

E gjithë gjurma e projektit është e asfaltuar dhe trafiku do vijojë në kushte të plota të sigurisë rrugore në ndryshim nga hapja e përkohshme që u bë një vit më parë. “Miqtë amerikanë që ishin sot paradite, kaluan këtu dhe nuk u besohej që kjo ishte nj ë vepër që ishte në Shqipëri. I thashë, të jeni të sigurt që edhe këtu është Shqipëri, nuk është vetëm atje poshtë. Ata as nuk e imagjinojnë dot se përtej kompleksitetit inxhinierik, vepra ka gjithë atë histori të tmerrshme me prona, me pseudo pronarë”, – u shpreh Kryeministri Rama teksa përshkonte në këtë aks.

Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut.

Previous Fjala e Ministres Ibrahimaj në Parlament mbi raportin e Komisionit të Prokurimit Publik

Leave Your Comment