CEI, Ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal kyç për integrimin evropian të BP - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

CEI, Ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal kyç për integrimin evropian të BP

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt në Nju Jork, SHBA.

Ministri Hasani vlerësoi punën e deritanishme të Presidencës Moldave të CEI-t, teksa ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e Presidencës për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

“Ne jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor për partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, dhe jo një zëvendësues i anëtarësimit. Mbështetja e vazhdueshme e anëtarëve të BE-së në kuadër të Nismës së Evropës Qendrore mbetet e domosdoshme për përparimin tonë drejt rrugës së integrimit evropian”, tha ai.

Presidenca e ardhshme e Nismës së Evropës Qendrore (CEI) në 2024 do të jetë e Shqipërisë.

Previous Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu në takimin me drejtues të spitaleve: Fryma e ekipit, garanci për ta çuar përpara shërbimin shëndetësor