Çelen aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Çelen aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale çeljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, një mundësi e mbështetjes financiare për fermerët shqiptarë.

“Duke i ftuar fermerët të aplikojnë nga sot e deri me 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në platformën e-Albania, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Kryeministri.

Aplikimet mund të kryhen on-line përmes portalit e-albania apo pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor. 

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi ofron mundësinë për të ulur kostot, rritur prodhimin dhe të ardhurat e fermerëve shqiptarë. 

Fermerët mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje për fara dhe fidanë, blegtorinë, kosheret e mjaltit, naftën falas për punimet e mekanizuara, për prodhimin dhe certifikimin organik si dhe investimet në anijet e peshkimit.

Për çdo sqarim apo asistencë, fermerët mund të telefonojnë në numrin e gjelbër: 08008383

Previous Shqipëri – Vatikan, Xhaçka pret homologun Gallagher