Në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e certifikimit të oficerëve të rinj të sigurisë në shkolla mbi trajnimin e marrë për “Parandalimin e ektremizmit të dhunshëm në shkolla”. Gjatë tre ditëve, u organizua trajnimi bazë për 128 oficerë të rinj të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare në Shqipëri. Ky trajnim është pjesë e Programit Bazë të detyrueshëm për oficerët e rinj të sigurisë dhe orienton profilizimin e tyre për ndërhyrje të efektshme, në ndihmë të stafit pedagogjik në shkolla, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Koncepti i oficerit të sigurisë në shkolla u prezantua përmes iniciaticës së Qeverisë Shqiptare për shtimin e këtij pozicioni të rëndësishëm për identifikimin dhe parandalimin e problematikave brenda ambienteve të shkollës dhe fuqizimin e standardeve të sigurisë. Kontigjenti i parë prej 150 oficerësh sigurie është trajnuar si pjesë e specilizimit profesional dhe aktualisht janë pjesë e ekipeve të shkollave të mesme në të gjithë Shqipërinë. Këtij kontigjenti i shtohen 128 oficerë të rinj sigurie, të cilët janë pjesë e Programit Bazë dhe specifikisht, kursit 3-ditor për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ky program mësimor u përgatit nga ekspertë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sigurisë të Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social, ekspertë të nivelit të lartë të Qendrës Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të programit të mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta, në Tiranë.
Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Koordinatori Kombëtar, Denion Meidani, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Erzen Tola, Rektori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro, Clarisse Pasztory, Zëvendësambasadore e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ebi Spahiu, përfaqësuese e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Tonin Vocaj, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, trup diplomatik i akredituar në Shqipëri, shoqërisë civile dhe medias, etj.
Rektori i Akademisë së Sigurisë, Mandro, falendëroi Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm për propozimin e iniciativës së trajnimit të oficerëve të sigurisë në shkolla dhe për komponentin e ektremizmit të dhunshëm, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme si dhe Institutin për Aktivizën dhe Ndryshim Sovial për organizimin e këtij trajnimi.
Në fjalën e tij të rastit, Drejtori i QKEDH Denion Meidani, falenderoi Ambasadën e Mbretërisë së Vëndeve të Ulëta në Tiranë, Prezencën e OSBE në Tiranë, Akademinë e Sigurisë dhe mbi të gjitha oficerët e rinj të sigurisë të sapo certifikuar për praninë dhe angazhimin personal për përfundimin e këtij Moduli dedikuar qasjeve parandaluese të ekstremizmit të dhunshëm, me fokus tek profesionistët e ardhshëm që përzgjidhen si oficerë sigurie në institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
“Për mua, si koordinator kombëtar dhe drejtues i Qendrës Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ky modul ofron mundësinë për të forcuar një sistem të koordinuar referimi – që aftëson çdo aktor të përfshirë në identifikimin e hershëm, referimin dhe ndjekjen e çdo shqetësimi që nxit dhunën tek nxënësit e shkollave te mesme. Puna jonë parandaluese nuk duhet të nisë e të përfundojë me vitin akademik: përkundrazi, ajo është sistematike, e vazhdueshme, e pandalur në ndihmë të cdo fëmije, adoleshenti apo të riu që përballet me zgjedhje te detyruara nga prindërit, bashkëmoshatarët apo komuniteti dhe që praktikisht, ka nevojë për të gjithë NE, për të qenë model i mirë për komunitetin e tij, dhe për të shërbyer si frymëzim për bashkëmoshatarët. Në rolin e saj koordinues kombëtar, Qendra CVE i ka kushtuar rëndësi specifike qasjes multi-sektorale për cdo shqetësim apo rast të raportuar. Ne aspirojme që të gjithë ju ta kuptoni këtë qasje si një mundësi ndërveprimi, partneriteti dhe shkëmbimi informacioni, referimi dhe ndjekjeje në vazhdimësi. Ne deshirojme që askush, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, të mos ndihet i vetëm, por as i nënvlerësuar në përgjegjësitë e tij. Gjithkush ka një rol të rëndësishëm, ndaj ju ftoj të vlerësoni këtë trajnim si një mundësi konkrete partneritetesh dhe të mos hezitoni të na drejtoheni drejtpërdrejtë nëse hasni në problematika shqetësuese. Jam shumë i lumtur që sot, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, po certifikojmë Oficerët e Sigurisë. Një rol kyç në mbarëvajtjen e përpjekjeve tona të përbashkta për të luftuar sjelljet ekstremist të dhushme. Jam besimplotë që dijet e përftuara do të jenë një vlerë e shtuar në betejat tona kundër EDH dhe në garantimin e një komuniteti të sigurt. Për shumë prej jush, ky trajnim ka qenë i pari në lidhje me përballjen me fenomenin, por shpreh bindjen se nuk do të jetë trajnimi i fundit. Qendra Kombëtare kundër Ekstremizmit ka mbajtur një qasje proaktive – në përgjigje të shqetësimeve të sjella nga punonjësit e vijës së parë – dhe përgjigja jone ka qenë, ngritja e një rrjeti funksional partnerësh në nivel qendor dhe vendor”, u shpreh ndër të tjera z. Meidani.
Në fjalën e tyre të rastit, znj. Spahiu në emër të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë dhe znj. Pasztory, Zëvendësambasadore e Prezencës së OSBE në Tiranë, ka falenderuar Qendrën Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Akademinë e Sigurisë dhe të gjithë aktorët e përfshirë për imenjimin maksimal dhe vëmendjen kushtuar çështjeve të ektremizmit të dhunshëm. Në të njëjtën linjë për rritjen e bashkëpunimit dhe dhënien e rëndësisë së duhur parandalimit të radikalizmit dhe ektremizmit të dhunshëm ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Trajnimi i Oficerëve të Sigurisë në shkolla për çështjet e radikalizmit dhe ektremizmit të dhunshëm do të shtrihet më tej dhe gjatë vitit 2023 njëkohësisht do të koordinohen dhe aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale për këtë qëllim.