Çuçi përshëndet krijimin e Njësisë Policore Detare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Çuçi përshëndet krijimin e Njësisë Policore Detare

Vlorë – Ministri Çuçi përshëndeti trupat e Njësisë Policore Detare, gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj njësie të re, që u zhvillua në gjirin e Vlorës. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama, dhe zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët ndoqën nga afër demonstrimet që u zhvilluan nga mjetet e posaçme në portin e Vlorës.

Ministri Çuçi, në fjalën e tij, ndër të tjera tha:
“Nisja nga puna e Njësisë Policore Detare shënon një fazë të re të punës sonë të përbashkët për të rritur sigurinë për turistët dhe pushuesit në bregdet. Krijimi i kësaj strukture sezonale me efektivë të trajnuar dhe me pajisje të posaçme është pjesë e vizionit dhe amibicies sonë për të modernizuar Policinë e Shtetit dhe për të rritur parametrat e sigurisë në të gjitha aspektet përfshi këtu edhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Me urimin për punë të mbarë, kërkoj nga secili prej jush që do të shërbejë përgjatë këtij sezoni të mos tolerojë askënd që do të tentojë të shkelë me mjete ujore perimetrin e sigurisë e të rrezikojë jetën e pushuesve në bregdet.”

Më poshtë fjala e Ministrit Çuçi:

“Sot jemi mbledhur për t’i thënë “punë të mbarë” strukturës më të re policore, Njësisë Policore Detare.
I nderuar Kryeministër,
Transformimi dhe modernizimi i Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet një process jo i lehtë dhe kompleks. E para, sepse ne e gjetëm në pikën më të ulët, performancën e Policisë së Shtetit dhe na u desh që fillimisht të merremi me gjëra shumë bazike, të cilat mungonin në këtë strukturë kaq të domosdoshme për një shtet dhe, e dyta, sepse zhvillimi sjell gjithmonë sfida edhe për Policinë e Shtetit.
Shembulli i qartë është edhe kjo strukturë e re, që vjen si përgjigje të një dimensioni krejtësisht tjetër tashmë që ka marrë zhvillimi i turizmit në Shqipëri, dhe e bën të domosdoshëm këtë organizim dhe këtë krijim të kësaj strukture.
Sfidat janë shumë të mëdha për Policinë e Shtetit dhe ne jemi përgjigjur vazhdimisht në dinamikë të zhvillimeve, me ndryshime strukturore në të gjithë aspektet e Policisë së Shtetit. Dhe dua t’ju kujtoj këtu që ne sapo kemi miratuar një strukturë që transformon tërësisht në radhë të parë organizimin e Policisë Kriminale, duke e ndarë përfundimisht dhe duke u fokusuar te krimi i organizuar dhe duke e shkëputur Policinë Kriminale nga “krimet volum”, apo “krimet e lehta” siç quhen, duke e lënë ato nën policinë e rendit publik, apo krijimin e strukturave që kanë të bëjnë me fenomene si trafikimi i drogës, apo struktura tërësisht të reja që të kushtëzuar nga sulmet e reja kibernetike, i kemi krijuar tashmë në Policinë e Shtetit për të përballur pikërisht këtë sfidë të re të betejës kibernetike, e cila sa vjen e bëhet më e komplikuar. E kështu me radhë.
Kemi bërë ndryshime shumë të rëndësishme, për të patur dhe shpresoj që tashmë kemi filluar të shohim dhe rezultatet e para, një polici sa më moderne dhe sa më europiane.
Kështu që i nderuar Kryeministër, unë sot jam shumë i gëzuar që ne sëbashku kemi ardhur për t’i uruar “punë të mbarë” kësaj strukture të re, pikërisht Njësisë Policore Detare, dhe shpresoj që do të jetë një nga risitë e këtij sezoni turistik.
Dhe duke ditur që me pritshmëritë që kemi në rritjen e numrave gati dy fish, të paktën të dhënat na tregojnë vetëm në këto muajt e parë të vitit, na tregojnë një rritje gati dyfish të fluksit të turistëve. Besoj se ne do të arrijmë ta përballojmë shumë mirë dhe këtë sfidë të re.
Ju faleminderit shumë, dhe ju uroj suksese në punë dhe në këtë mission të ri.

Njësia Policore Detare ka dy detyra kryesore, së pari, të mbikëqyrë përdoruesit e mjeteve detare, kryesisht “jetski”, të njohur ndryshe, si “motorë uji”, që të përdorin korridoret e posaçme dhe mos të prekin perimetrin e sigurisë, dhe së dyti, t’u vijë në ndihmë pushuesve që hyjnë në det, në rast problemesh të ndryshme. Këto trupa do të funksionojnë në të gjitha plazhet e vendit, madje edhe në liqenet e Shkodrës dhe të Ohrit.

Previous Mblidhet Komiteti i Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit