Çuçi pritet nga homologu i tij në Vjenë: Austriakët do të trajnojnë FNSH-në për operacionet në zonat alpine. Shqipëria vlerësohet për bllokimin e migracionit të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme drejt BE-së - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Çuçi pritet nga homologu i tij në Vjenë: Austriakët do të trajnojnë FNSH-në për operacionet në zonat alpine. Shqipëria vlerësohet për bllokimin e migracionit të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme drejt BE-së

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Austri për një vizitë zyrtare bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Sot ai u prit nga homologu i tij, Gerhard Karner.

“Diskutuam çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën policore, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, sulmeve kibernetike dhe emigracionit të paligjshëm. Për këtë të fundit, ministri Karner vlerësoi Shqipërinë për masat e ndërmarra si një vend tranzit në bllokimin e flukseve migratore të paligjshme nga vendet e Afrikës apo Lindjes së Mesme drejt Europës”, shprehet ministri Çuçi.

Pala austriake mirëpriti gjithashtu edhe dërgimin e Oficerit të Kontaktit në Vjenë si një shenjë kjo e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Një tjetër pikë e diskutimit mes dy ministrave ishte edhe bashkëpunimi që ka nisur mes Policisë së Shtetit dhe Alpin Polizei të Austrisë, një nga strukturat policore elitë në të gjithë Europën.

“Kemi nisur një bashkëpunim me #AlpinPolizei të Austrisë, për të trajnuar #FNSH në alpet tona, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë një strukturë të posaçme e të specializuar për zonat alpine”, thotë ministri Çuçi.

Trajnimet e para pritet të nisin në ditët e fundit të tetorit në zonën e Thethit.

Më tej ministri Çuçi vlerësoi rolin e Austrisë si një vend historikisht mik për Shqipërinë dhe mbështetës i palëkundur prej momenteve të para të krijimit të shtetit shqiptar e deri më sot teksa jemi në rrugën e pakthyeshme të anëtarësimit në #BE.

Previous 30 ekspertë të huaj dhe vendas, shkencëtarë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nisin punën për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Leave Your Comment