Defender Europë – 23, Shqipëria mirëpret për herë të dytë stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Defender Europë – 23, Shqipëria mirëpret për herë të dytë stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA

Nisi sot për herë të dytë në Shqipëri, stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s

Gjatë periudhës maj-qershor 2023, Forcat e Armatosura do të marrin pjesë në stërvitjet e paketës të Komandës Amerikane për Europën “Defender Europe -23”, e cila do të zhvillohet në disa vende të Evropës dhe do të demonstrojë aftësitë e aleancës për t’u dislokuar, për të shtuar kapacitet luftarake, unifikuar, gatishmërinë e njësive në një mjedis të përbashkët, si dhe për të ushtruar aftësitë dhe potencialet e vendeve pritës. Kjo stërvitje do të shërbejë gjithashtu për të testuar aftësitë dhe kapacitetet e NATO-s për të mbajtur një qëndrim frenues ndaj të gjithë agresorëve në Evropë.

Stërvitja “Defender Europe 23”, është një stërvitje shumëkombëshe, shumëdimensionale, e përvitshme e drejtuar nga ushtria Amerikane (USAREUR-AF), e cila ka fokus konsolidimin e elementëve të gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave amerikane, vendeve të NATO-s de atyre partnere.

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes së përbashkët përshëndeti edhe Kryeministri Rama:

 

* * *

Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë, Defender Europe 2023 dhe ky është një privilegj i posaçëm për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitjeje, e cila për herë të dytë vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake, falë edhe mbështetjes së paçmuar të aleatëve tanë amerikanë dhe te aleatëve të tjerë të vendeve të NATO-s.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit, krah për krah me Shtetet e Bashkuara si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës. Ajo merr një profil dhe një rol që, jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe e vë në dukje se çfarë përparimi dhe çfarë pjekurie ka arritur vendi ynë.

Zhvillimi i kësaj stërvitjeje me praninë e trupave shumëkombëshe, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është njëkohësisht dhe shprehje e unitetit të madh dhe vendosmërisë së palëkundur të të gjithë komunitetit euro-atlantik për të mbrojtur me çdo kusht vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë shoqëritë tona.

Kjo stërvitje na rikujton edhe njëherë se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit që përfaqësojmë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht pikërisht me ato vlera dhe parime, të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Prandaj, të gjithë së bashku, jemi të imponuar nga historia jonë dhe nga ardhmëria jonë që të funksionojmë në unitet të plotë.

Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë nga Komanda e Forcave Operacionale Speciale e Shteteve të Bashkuara që operon në Europë për ngritjen në Shqipëri të Shtabit të Bazës Të Forcave Operacionale Speciale, çka dëshmon edhe njëherë se Shqipëria mbetet, jo vetëm një aleat i fortë dhe i besueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe i NATO-s, por në të njëjtën kohë se Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë gjithmonë e më e palëvizshme referimi në kontinentin tonë.

Me aeroportin e Kuçovës, i cili së shpejti do jetë në funksionim si një bazë e re Operacionale e NATO-s dhe shpresojmë shumë edhe me portin që do ketë një komponent për të bërë të njëjtën gjë si aeroporti, duke funksionuar si një tjetër bazë operacionale e NATO-s, por këtë herë për forcat detare, ne jemi në kushtet kur mund të themi me plot gojën se një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi, jo vetëm konsumatorë, por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe për të garantuar sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë popujve tanë.

Me një falënderim të posaçëm për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe natyrisht, me një respekt dhe mirënjohje të posaçme për aleatët tanë strategjikë, ju uroj të gjithëve çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët për diçka që është shumë më e madhe se ne dhe për diçka pa të cilën ne nuk do ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi.

Faleminderit!

Previous Ministrja Kushi mesazh të fortë diasporës nga Torino: Ta mbrojmë me fanatizëm gjuhën shqipe!