Deklaratat se shteti po ia fal Zvërnecin Izraelit janë të pavërteta

Në përgjigje të një fotoje të shpërndarë dhe bërë virale ditët e fundit në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Zvërnec ekziston një “kufi mes Shqipërisë dhe Izraelit”, me mbishkrimin: “Kufiri Zvërnec–Shqipëri: hyrja vetëm me leje dhe respekt”, qeveria qartëson opinionin publik se fotoja është e rreme.

Qeveria sqaron se deklaratat se shteti po ia fal Zvërnecin Izarelit, apo se izraelitet po vijnë për të marrë tokën e shqiptarëve për të sjellë aty palestinezët janë të pavërteta dhe të pabaza, pasi ndër investitorët e projektit janë dy bashkëpronarët e kompanisë ‘’Power Holding’’ nga Katari dhe jo nga Izraeli.