Denaj: Farat autoktone, siguri dhe shije që po tërheq turistët - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Denaj: Farat autoktone, siguri dhe shije që po tërheq turistët

Përjetimi dhe shijimi i gastronomisë lokale përfaqëson një nga motivet kryesore për turistët për të vizituar një destinacion, por dhe një faktor i rëndësishëm për sipërmarrjet që po aplikojnë mbjelljen e farërave autoktone.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, përfaqësues të GIZ, Bankës Gjenetike të Farërave dhe Shoqatës së Agroturizmave, panë nga afër në agroturizmin “Bio Farm”, në Gramsh, procesin e mbjelljes së farërave autoktone shqiptare, në kuadër të projektit “Farat autoktone”. Ky projekt synon të mbështesë kultivimin e farave vendase në agroturizmat e Shqipërisë, për të rritur varietetet endemike të produkteve, çka do të bëjë që këto sipërmarrje të përmirësojnë përvojën e klientit dhe rrjedhimisht edhe atë ekonomike, duke kontribuar në ruajtjen e varieteteve lokale të produkteve ( perime, fruta, drithëra etj.), duke forcuar biodiversitetin dhe duke promovuar një formë të qëndrueshme e bujqësisë.

Ministrja Denaj u shpreh, se mbjellja e farave autoktone, është një pasuri e trashëguar nga të parët, e përcjellë në breza, por që deri tani pesë biznese-agroturizma, kanë vendosur farën autoktone në fokus të menusë së tyre, të produkteve të tyre dhe kështu të promovojnë, jo vetëm kulinarinë e nisur nga farat, shijen e asaj që është produkti shqiptar, por dhe sigurinë ushqimore.

“Ne si ministri, por e gjithë përpjekja e Qeverisë për këtë sezon turistik shkon drejt sigurisë, dhe agroturizmi është gërshetimi më i mirë i të dy sektorëve turizëm edhe bujqësi për të sjellë vlera dhe për të kënaqur turistët shqiptar dhe të huaj”, tha Denaj duke shprehur një faleminderim për të gjithë prodhuesit që me sakrifica nxjerrin më të mirën në tryezën shqiptare.
“Në këtë agroturizëm besoj që nuk promovojmë vetëm vlerat autoktone, por promovojmë të gjitha vlerat tona shqiptare ato që lidhen me mikpritjen, me burimet e të gjithë kësaj natyre fantastike, ato ujore, por njëkohësisht edhe ato bujqësore, edhe unë dua të them si ministër bujqësie që agroturizmi në Shqipëri nuk do të jetë vetëm për të nxitur turizmin edhe rritjen e ekonomisë në turizëm, por mbi të gjitha për të nxitur prodhimin ushqimor”, vlerësoi Denaj.

Prodhimi ushqimor i nxitur nga turizmi aktualisht pritet të kapë vlerën e afro dy miliard dollarë, duke rritur çdo ditë e më shumë presionin për rritje të tij dhe vlerën e eksportit.

Aktualisht në agroturizma afro 80 % e produkteve janë vendore, ndërkohë që është përllogatirur që për një sipërmarrje të tillë përfshihen 20 familje në zonë, 11 hektarë tokë dhe ka të punësuar rreth 15 punonjës.

Previous Koçiu: Fokusi ynë aftësimi profesional dhe punësimi i kategorive në nevojë dhe PAK