Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në “Ditën Botërore të Gruas Rurale” mblodhi bashkë rreth 70 gra rurale të angazhuara në bujqësi, blegtori dhe agrobiznese. Ministrja Denaj falenderoi dhe vlerësoi kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrokulturës dhe zhvillimit rural me qëllim përmirësimin e jetës dhe mirëqenies në tërësi.
“Një ditë si “Gruaja Rurale”, na bëri bashkë jo vetëm në një event, por edhe për të konkretizuar çfarë duhet të ndryshojmë ne me instrumentat tanë për të sjellë më shumë në vemendjen tuaj mbështetjen financiare të drejtëpërdrejtë, theksoi ministrja Denaj, duke shtuar se, Skema Kombëtare për Bujqësinë, ajo e përbërë nga subvencionet e drejtpërdrejta, por edhe ato të investimeve do të duhet të kenë një zë më të fuqishëm të gruas sipërmarrëse, ku aktualisht janë 6 423 gra përfituese të subvencioneve”.
Ndër të tjera ministrja Denaj i ftoi zonjat sipërmarrëse që të orientohen drejt bashkimit të operatorëve si një mundësi e artë për të tejkaluar vështirësitë ekonomike, në mënyrë që produktet e tyre të njihen jo vetëm në tregjet kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare.