Denaj takim me përpunuesit e qumështit dhe blegtorët; Respektimi i marrëdhënieve kontraktuale mes palëve, siguron paketë mbështetëse më efikase - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Denaj takim me përpunuesit e qumështit dhe blegtorët; Respektimi i marrëdhënieve kontraktuale mes palëve, siguron paketë mbështetëse më efikase

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë.

Ministrja Denaj njofton në rrjetet e saj sociale, se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale, paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti “Made in Albania” e meriton.

“Sot realizuam një hap cilësor përpara, si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë”, shprehet ministrja Denaj pas takimit me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale.

Previous Manastirliu: Zgjerohet rrjeti, nis instalimi i 216 laboratorëve smart në shkolla