Denaj takim me subjekte të industrisë përpunuese të mishit: Të rrisim cilësinë dhe sigurinë e produkteve “Made in Albania” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Denaj takim me subjekte të industrisë përpunuese të mishit: Të rrisim cilësinë dhe sigurinë e produkteve “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me subjekte të industrisë përpunuese të mishit ku diskutuan sfidat dhe problematikat aktuale të sektorit.

Ministrja Denaj e vuri theksin në vullnetin e fortë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për bashkëpunim dhe komunikimin e hapur me gjithë prodhuesit vendas për investuar në teknologji dhe standarde të larta.

“Prioriteti ynë final është adresimi i një zgjidhjeje me fokus rritjen e cilësisë dhe sigurisë së lartë të produkteve “Made in Albania”. Qasje kjo që kërkon një bashkëpunim solid ndërinstitucional me vizion të qartë për të mbërritur krenarë në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh Ministrja Denaj.

Previous Regjistri Unik i Adresave, Balla në Kuvend: Çdo banesë e ndërtesë do të ketë kodin e vet