Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me subjekte të industrisë përpunuese të mishit ku diskutuan sfidat dhe problematikat aktuale të sektorit.
Ministrja Denaj e vuri theksin në vullnetin e fortë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për bashkëpunim dhe komunikimin e hapur me gjithë prodhuesit vendas për investuar në teknologji dhe standarde të larta.
“Prioriteti ynë final është adresimi i një zgjidhjeje me fokus rritjen e cilësisë dhe sigurisë së lartë të produkteve “Made in Albania”. Qasje kjo që kërkon një bashkëpunim solid ndërinstitucional me vizion të qartë për të mbërritur krenarë në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh Ministrja Denaj.