“Dialog me Ministren”, Krifca në UBT mbi standardet e sigurisë ushqimore në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Dialog me Ministren”, Krifca në UBT mbi standardet e sigurisë ushqimore në Shqipëri

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në “Dialog me Ministren”, debatin e hapur, të përmuajshëm për çështje të bujqësisë së bashku me profesorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, trajtuan temën e sigurisë ushqimore dhe konkretisht rastin e fundit të gripit të shpendëve që ka përfshirë Europën e Amerikën.

Profesorë veterinerë, zooteknikë, virologë, epidemiologë, më të mirët e fushës që kemi në vend, trajtuan rastin në një event të hapur për mediat, në raport me masat e marra, mësimet e përftuara, por dhe duke iu dhënë përgjigje shkencore spekulimeve të ngritura në publik mbi efektet e gripit të shpendëve.

Ministrja Krifca theksoi se është reaguar menjëherë pasi u mor njoftimi zyrtar nga ISUV, u themelua Qendra Kombëtare e Krizës si dhe u respektua Plani i Kontigjencës. Nga kontrollet në të gjithë vendin, nuk ka stabilimente për prodhim mishi, vezësh apo miks të infektuar.

“Pas këtyre stabilimenteve dhe dyqaneve ka një zinxhir shumë të madh punëtorësh, industrie të ngritur me mish e me shpirt, e cila është vënë sot në vështirësi shumë të mëdha. Doja ta hapja këtë diskutim për të hedhur më shumë dritë në këtë çështje”

Profesor Kapllan Sula, përgëzoi përgjigjen e ministrisë për situatën brenda afateve normale dhe u bëri thirrje të gjithë veterinerëve që të shprehen publikisht me faktet në lidhje me gripin e shpendëve, duke evituar keqinformimin e konsumatorit.

Profesor Xhelil Koleci, anëtar në grupin e menaxhimit të krizës, përgëzoi reagimin në kohë të autoriteteve si dhe theksoi se shtama H5N8 nuk transmetohet te njeriu.

Epidemiologu Kujtim Mersini, po ashtu anëtar në grupin e menaxhimit të krizës theksoi se konsumatori nuk ka asnjë rrezik.

“Duhet që ne të jemi aktivë për të qetësuar situatën me fakte shkencore në mënyrë që publiku të qetësohet dhe tregtia të mos cenohet, sepse vërtet konsumatori në këtë situatë nuk ka asnjë rrezik”, theksoi ai.

Previous Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, ministri Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave Your Comment