Diplomohen 54 oficerët më të rinj të FA, Peleshi: Trajtim dinjitoz financiar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Diplomohen 54 oficerët më të rinj të FA, Peleshi: Trajtim dinjitoz financiar

29 vajza dhe 25 djem do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me gradën nëntoger. Ata janë diplomuar pas përfundimit të Kursit 1 – vjeçar të Përgatitjes së Oficerit.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi faktin se koha që po jetojmë ka vendosur figurën e ushtarakut më në qendër të opinionit publik se kurrë më parë. Ministri u shpreh se sakrifica që kërkon ky profesion tashmë shpërblehet me një trajtim financiar më të mirë që në fillimet e karrierës.

Premtimi për rritjen e pagave të ushtarakëve në masën 30% është realitet që ju do prekni pikërisht vetëm fare pak ditë pas kësaj ceremonie titullimi. Idealizmi i ushtarakut kurrë nuk ka patur një barazvlefshmëri me shpërblimin financiar dhe zor e gjen edhe tek ushtritë më të mëdha dhe të përparuara në botë. Por, unë personalisht, me mbështetjen e pakursyer të kryeministrit e ndjenim si obligim moral që FA ta rrisin integritetin e tyre dhe përmes trajtimit dinjitoz financiar. Një motivim që besoj se do të ushqejë pasionin tuaj për uniformën dhe do i japë asaj respektin e merituar“, – u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.

Ministrit i Mbrojtjes tha se në këtë kurs ka ardhur duke u rritur pjesëmarrja e rekruteve femra, gjë që tregon se barazia gjinore është ndër prioritetet e FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Në ceremoninë e emërimit të oficerëve të rinj morën pjesë edhe komandanti i Akademisë së FA gjeneral brigade Albert Mullai, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici si edhe familjarë të të diplomuarve.

Previous Një shekull marrëdhenie diplomatike Shqipëri – SHBA

Leave Your Comment