Dita Botërore e të Moshuarve, Koçiu: Shërbime terapeutike dhe proteza falas për të moshuarit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Dita Botërore e të Moshuarve, Koçiu: Shërbime terapeutike dhe proteza falas për të moshuarit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshurave në Tiranë, në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve.

Për të moshuarit u mudësuan shërbime terapeutike dhe kirurgjikale falas nga Klinika Stomatologjike Universitare nëpërmjet kabineteve të lëvizshme dentare.

Ministrja Koçiu deklaroi se për të moshuarit të cilët kanë nevojë, do të ofrohen falas edhe trajtimet protetike.

“Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universtare. E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit dhe do ju marrin masat e nevojshme dhe di t’ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu theksoi se do mundësojnë që shërbimin dentar për të moshuarit ta shtrijnë edhe në Shtëpitë e të Moshurave si dhe në Qendrat Ditore të shërbimeve për të moshuarit në gjithë vendin.

Në Klinikën Stomatologjike Universitare marrin trajtime terapeutike dher kirurgjikale falas të gjithë fëmijët 0-18 vjeç dhe individët në nevojë dhe që nga janari deri në shtator u është ofruar shërbim 8925 pacientëve, rreth 3500 pacientë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Previous Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it