Dita e Evropës, Hasani: Përshpejtimi i anëtarësimit të rajonit, e bën BE më të sigurt - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Dita e Evropës, Hasani: Përshpejtimi i anëtarësimit të rajonit, e bën BE më të sigurt

Në Ditën e Evropës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Në panelin e diskutimit të organizuar nga MEPJ, e ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Ministri Hasani se përshpejtimi i integrimit në BE, e bën familjen evropiane më të plotë e të sigurt.

“Prandaj, fjala kyç për Evropën sot, por sidomos për ne, është përshpejtimi i procesit të integrimit, jo ngecja në vend, jo kthimi mbrapa. Vetëm kështu Evropa do të jetë më e plotë dhe më e sigurt përkundrejt çfarëdolloj sfide brenda dhe jashtë kontinentit”, theksoi Ministri Hasani.

Në panel ishin prezentë edhe Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ambasadori slloven Peter Japelj.

Kryenegociatorja Dhuka u shpreh se aktualisht Shqipëria po punon intensivisht për një axhendë reformash rritjeje nën planin e ri të rritjes të Bashkimit Evropian.

“Hapi ynë i radhës është përgatitja serioze për të qenë anëtar në BE. Hapat e ndërmjetëm janë progresi me reformat. Shqipëria po punon për përmbushjen e kritereve për anëtarësim deri në vitin 2030”, tha ajo.

Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së u shpreh se që tani rruga është e hapur që Shqipëria të vijojë me hapat e radhës të integrimit.

“Ne jemi të ndryshëm, por jemi një. Dera ose çelësi më saktë që do të hapi dyert ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, duhet të jetë dhe çelësi që hap dyert e Shqipërisë dhe Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi e me radhë sepse kjo është logjika”, theksoi ai.

Ndërkohë, ambasadori slloven Japelj tha se Shqipëria është një vend i vogël ashtu si Slovenia, por me ide të qarta dhe të mëdha për të ardhmen e saj.

“Si mund të influencojë Shqipëria rajonin? Ne kemi marrëdhënie të mira me OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit, kështu që për Shqipërinë është një shembull shumë i mirë. Jam i lumtur që Kolegji Evropian do të hapë dyert në Shqipëri. Është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe gjithashtu për të gjithë rajonin”, nënvizoi mes të tjerash ambasadori Japejl, vendi i të cilit u anëtarësua në BE 20 vjet më parë.

Paneli, i moderuar nga Ardian Haçkaj, drejtor i Kërkimit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Koordinator i  Tirana Connectivity Forum, vijoi me një bashkëbisedim me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një ekspozitë e fotografit Roland Tasho, me foto të ambasadorëve të huaj, të veshur me veshje tradicionale shqiptare të trevave të ndryshme.

Previous Gjermani, Kryeministri Edi Rama në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, pjesë e Charlemagne Europa Forum