Dita e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, diskutim për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Dita e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, diskutim për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot e pranishme në aktivitetin kushtuar Ditës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Tiranë.
Denaj bëri të ditur se gjatë këtij aktiviteti me përfaqësuesen e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney, ambasadorë dhe aktorë të tjerë të industrisë, u diskutua ndër të tjera edhe zhvillimi e një bujqësie të qëndrueshme.
Po ashtu, ministrja Denaj theksoi se u fol për përfshirjen e të rinjve në bujqësi, integrimin e teknologjisë moderne në praktikat tradicionale, si dhe adoptimin e praktikave që sjellin qëndrueshmëri ndaj efekteve klimatike.
Bujqësia është një ndër sektorët e rëndësishëm në ekonominë e vendit, ajo bujqësia kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 40 % të forcës së përgjithshme të punës.
Me 32 vite prezencë në Shqipëri, UNDP-ja mbetet një partner i denjë i zhvillimit. Një ekspozitë fotografike solli gjithë bashkëpunimin e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga koha e anëtarësimit të saj.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 25 shtator 2015, miratoi Agjendën 2030 e cila përcakton shtatëmbëdhjetë Objektiva për Zhvillim të Qëndrueshëm. Agjenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, ofron një plan të përbashkët për paqen dhe prosperitetin për njerëzit dhe planetin tonë, për tani dhe në të ardhmen. Në zemër të saj janë 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të cilat janë një thirrje urgjente për veprim për të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim për një partneritet global në zbatimin e tyre.
Zhvillimi i qëndrueshëm është një proces shoqëror që integron objektivat sociale, ekonomike dhe mjedisore për të përmbushur nevojat aktuale të qenieve njerëzore pa kompromentuar nevojat e brezave të ardhshëm. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të), janë plani i krijuar për të trajtuar sfidat globale dhe për të arritur një të ardhme më të mirë. Objektivat kanë synimin kryesor për t’i dhënë fund varfërisë dhe privimeve të tjera, përmes zhvillimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve strategjike që përmirësojnë shëndetin, arsimin, zvogëlojnë pabarazinë dhe nxisin rritjen ekonomike.

Previous 22 pallate të reja drejt përfundimit në Krujë për familjet e prekura nga tërmeti