Do të vijojë gjatë 6-mujorit të parë të 2024 procesi i plotë i shpërndarjes së naftës, për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Do të vijojë gjatë 6-mujorit të parë të 2024 procesi i plotë i shpërndarjes së naftës, për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi

Qeveria miratoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, tre vendime me rëndësi në mbështetje të fermerëve në të gjithë vendin.

Do të vijojë gjatë 6-mujorit të parë të 2024 procesi i plotë i shpërndarjes së naftës, për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, në sajë të fondit shtesë prej 1.8 MLD lekë të alokuar nga qeveria në tetor të këtij viti. Kemi sot 30% më shumë përfitues nga Skema Kombëtare, duke arritur ne 65.000 fermerë të mbështetur me subvencione.

Kemi ngritur sot me Vendim të Këshillit të Ministrave, drejtorinë përgjegjëse që do të kujdeset në veçanti me akuakulturën, drejt objektivit 30 mijë tonë eksporte të produkteve peshkore në 2030.
Gjithashtu miratuam një Projekt-Vendim për Sigurinë Ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, i cili rregullon tarifat të cilat kryhen nga laboratorët e referencës për produktet plehruese, si ato që janë institucione shtetërore dhe ato që janë private. Këtë vit që vjen qeveria ka vendosur në dispozicion 25% më shumë buxhet për infrastrukturën laboratorike, duke nxitur rritjen e cilësisë dhe eksportet bujqësore drejt tregjeve elitare.

Previous Nënshkruhen marrëveshjet e financimit, Gjermania dhe BE-ja mbështesin Transportin e Gjelbër në Tiranë me 81.2 milionë euro