DPSHTRR, një histori suksesi për ofrimin e shërbimeve online - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

DPSHTRR, një histori suksesi për ofrimin e shërbimeve online

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, mbajti fjalën e tij në eventin për mbylljen e sporteleve fizike, ku DPSHTRR ka pësuar një transformim të plotë me ofrimin e shërbimeve online.

Ai u shpreh se:” DPSHTRR ofronte vetëm 4 shërbime të çala online në fund të 2018-s, dhe sot kemi 77 shërbime online për qytetarët dhe subjektet në platformën e qeverisjes digjitale dhe në web, pra rreth 19-fish më shumë se katër vite më parë. Falë investimeve në sistemin eklektronik në vitin 2021, u ofrua në formë digjitale ose u eleminuan plotësisht 2,4 milionë shërbime, duke eleminuar pritjet dhe angaritë në sportele dhe duke iu kursyer qytetarëve kohë.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë eleminuar plotësisht mbi 493 mijë shërbime përmes ristrukturimit të procedurave, që është një element tjetër i punës për digjitalizimin, duke i kursyer qytetarëve mbi 25 milionë km.”

“Shërbimet e transportit rrugor me plot gojën mund të quhen se janë një histori suksesi. Përmes platformës e-albania kemi 1.5 milionë shërbime për qytetarët, subjektet, bizneset duke e 13-fishuar në vitin 2021 gamën e shërbimeve aktive krahasuar me 2018.

Revolucioni digjital ka vetëm një moto që është interesi publik, DPSHTRR, që është një shërbëtor publik, vetëm për vitin 2021 u ka kthyer xhepit të qytetarëve rreth 2 miliardë lekë të reja” tha ai.

Previous Ekonomi: Nga 1 maji mbyllen sportelet dhe shërbimet publike kalojnë online

Leave Your Comment