Drejt përfundimit gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”, Manastirliu: Hapim ciklin e investimeve 2024-2025 për shkollat e reja - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Drejt përfundimit gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”, Manastirliu: Hapim ciklin e investimeve 2024-2025 për shkollat e reja

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka parë nga afër punën për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit.

Ministrja Manastirliu ka theksuar se infrastruktura shkollore është një nga prioritetet kryesore për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.

“Në Elbasan për tjetër kantier të arsimit, në shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi” një prej shkollave më në zë të qytetit dhe sigurisht një prej prioriteteve tona që në vitin e ri shkollor, jo vetëm “Kostandin Kristoforidhi” por  dhe shkolla artistike “Onufri” të përfundojnë edhe të hapin dyert për nxënësit, dhe të ofrojnë kushte pune shumë dinjitoze për mësuesit në këto shkolla.

Infrastruktura shkollore është një ndër tre shtyllat e arsimit, përpos kurrikulës arsimore. përpos burimeve njerëzore, infrastruktura luan një rol të rëndësishëm, ndaj ne fokusin e kemi vendosur të infrastruktura për ta pasur atë në kushte bashkëkohore, si në fshat edhe në qytet”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit e cila në këtë inspektim shoqërohej nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues politik të Qarkut të Elbasanit.

Projekti i rikonstruksionit synon të përmirësojë klasat dhe laboratorët, si dhe të ndërtojë 14 klasa të reja dhe një palestër të re me standarde bashkëkohore. Shkolla e rikonstruktuar do të ketë kapacitet për 610 nxënës dhe do të shërbejë 43 mësuesve. Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” do të funksionojë si një qendër arsimore e integruar, duke përfshirë një palestër të re dhe fusha sportive, të cilat do të jenë të hapura për komunitetin si një qendër për aktivitete komunitare.

Në këtë shkollë, gjithashtu, do të zbatohet projekti i Inteligjencës Artificiale, duke e bërë atë një nga institucionet inovative në fushën e arsimit.

“Fokusi ynë është padyshim të shkojnë në të njëjtën linjë me atë që sot bota po ecën me një shpejtësi marramendëse, që është pikërisht digjitalizimi, inovacioni inteligjenca artificiale, ndaj kjo shkollë do të ketë dhe laboratorin e saj të inteligjencën artificiale, ashtu sikurse në 216 shkollave këtë vit do të shtohen laboratorët SMART duke mundësuar që nga klasa e parë  ne të kemi programet e kodimit dhe të kemi aftësi digjitale të ofruara për nxënësit e klasave të para dhe më tej”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Në Bashkinë Elbasan janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Shkolla Artistike “Onufri” dhe ambientet sportive të shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashkitë e qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.

Në lidhje me thirrjen e shpallur tashmë për  rehabilitimin dhe ndërtimin e shkollave, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se bashkitë i kanë depozituar të gjitha kërkesat dhe MAS po i vlerëson për të përcaktuar prioritetet dhe projektet e nevojshme për ciklin e ri shkollor 2024-2025.

Previous Bruksel, Kryeministri Edi Rama merr pjesë në sesionin plenar të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE)